EmailFacebookKontakt

Jetën ia kushtoj Krishtit dhe Kishës së Tij

Ata që punuan për Kishën tonë
Jetën ia kushtoj Krishtit dhe
Kishës së Tij
At Sotir Boçi
u lind më 4 prill
1925 në një fa-
milje me tra-
dita të pasura
orthodhokse në
fshatin Krutje
të Lushnjës.
Mësimet e para
për Perëndinë
aiimoringapri-
ndërit, të cilët e
edukuan me
dashuri dhe shpresëtari për
Shpëtimtarin tonë, Zotin Isu
Krisht.
Shkollën fillore e kreu në fsha­
tin e lindjes, pranë Kishës së Shën
Nikollës. Që në fëmijëri ai u da-
llua për besimin e fuqishëm tek
Perëndia, si dhe për cilësitë e tij
pozitive dhe jetën e tij të pastër
dhe shpirtërore.
Babai i At Sotirit, i cili kishte
pasur nderin dhe bekimn e madh
që të vizitonte Malin e Shenjtë,
i tregonte shpesh për jetën e mu-
rgjve, për lutjet e fuqishme që
ata i drejtonin Perëndisë, Kriju-
esit të botës, Dhuruesit të jetës
dhe Shpëtimtarit të njerëzimit.
Në vitin 1959 besimtarët e
zonës (meqenëse At Kostandini
kishte fjetur) e kandiduan të
riun Sotir Boçi, si njeriun më të
përshtatshëm për t’u zgjedhur
udhëhëqësi dhe bariu i tyre
shpirtëror. Dëshira dhe lutjet e
besimtarëve drejtuar Perëndisë
u bënë realitet. Mitropoliti i Be-
ratit Qirilli e dorëzoi atë dhiakon
më 7 nëntor të atij viti në kishën
e Shën Nikollës, në Krutje. Një
ditë më pas, Mitropoliti e dorë-
zon atë në prift dhe kështu, jeta
e At Sotirit ndriçohet dhe shenj-
tërohet edhe më shumë në sajë
të hirit dhe të Misterit të Prif-
tërisë së Perëndisë.
At Sotiri i shërbeu me devot-
shmëri dhe shpresëtari Kishës
së Krishtit edhe gjatë periudhës
së përndjekjes komuniste. Re-
gjimi pasi i hoqi të drejtën e kry-
erjes së shërbesave dhe Miste-
reve të Shenjta, e detyroi të pu-
nojë si kooperativist në punët më
të rëndomta. At Sotiri, si shumë
klerikë të tjerë të Kishës Ortho­
dhokse Autoqefale të Shqipërisë
të pushtuar nga dashuria, besi-
mi dhe forca e madhe e Perëndi-
së, nuk u
mposhtën për
asnjë çast nga
persekutimi
komunist.
Besimi i pa-
lëkundur tek
Perëndia, si
dhe shpresa se
një ditë ai do ti
shërbente i lirë
Kishës së Tij,
ia lehtësonte
vuajtjet dhe mundimet.
Mbas mbylljes së kishave At
Sotiri, ndonëse në kushte dhe
rrethana të vështira nuk pushoi
së predikuari në fshehtësi fjalën
e Perëndisë. Së bashku me
priftëreshën Urani vendosën që
një pjesë të mirë të teksteve
liturgjike dhe predikuese, për të
mos rënë në dorë të ateistëve i
vendosën në një kuti të izoluar
mirë, duke e futur në një gropë
të thellë pranë oxhakut të
kuzhinës së tyre. Bashkë me
tekstet e Shenjta ai ruajti edhe
Ajomiron, të cilën e përdori mbas
ringjalljes së Kishës. Për shumë
vite me radhë ai dhe famijla e tij
i luteshin Perëndisë dhe Zotit
Isu Krisht, që të ruanin ata, si
edhe të gjithë besimtarët nga
ligësia dhe ateistët, dhe që Kisha
e Krishtit të përhapte Dritën dhe
Shenjtërimin, të ruante shpirtrat
dhe jetën e përjetshme të besim-
tarëve. Lutjet e këtyre njerëzve
të urtë shpirtërorë, si dhe të
shumë klerikëve dhe besimta-
rëve të Kishës sonë u bë realitet.
Me ardhjen e Eksarkut, Imzot
Anastasit (sot Fortlumturisë së
Tij, Kryepiskop i Tiranës, Du-
rrësit dhe i gjithë Shqipërisë),
Kisha dhe klerikët tanë u orga-
nizuan e filloi rimëkëmbja e saj.
Si i vetmi klerik i kishës së Lu-
shnjës, At Sotiri zhvilloi një mi­
sion të veçantë, për të çuar
Fjalën e Perëndisë dhe jetën e
veprën e Zotit Isu Krisht në të
gjitha kishat e rrethit të Fierit.
Ai i shërbeu me besnikëri dhe
shpresëtari Kishës së Krishit dhe
grigjës së tij deri në 11 Shkurt
1997, ditë në të cilën ai fjeti, por
veprën e tij e vazhdon i biri dhe
nipi.
Maksim Çuko