Jeta Noliane çliron dhe nuk kufizon
At Artur Liolin, Boston
Disa artikuj të botuar në
gazeta, ose të dërguar me postë
elektronike më kanë kritikuar
për qëndrimin tim në lidhje me
urimin drejtuar Kryepiskopit
Anastas të Tiranës, me rastin
e dhënies të një çmimi për të
Drejtat e Njeriut. Me një më-
nyrë pasionante, me fraza ze-
mërake dhe graflke na shajnë,
duke shprehur ndjenja indinju-
ese dhe të rrepta. Disa zyrtarë
kishtarë shqiptarë e patriotë
më këshilluan që të mos ktheja
asnjë përgjigje, sepse kjo vetëm
do t’i lartësonte kritikuesit e mi
në këtë çështje. Gjithashtu, je-
mi në periudhë agjërimi dhe lu-
tje para Pashkës. Por, njërin
prej këtyre kritikuesve e njoh,
si njeri të mirë, familjar të nde-
ruar dhe patriot të sinqertë.
Kurse dikush tjetër ka shkruar
pa guxim, me pseudonim, ose
për të fituar diçka në mendjen
e tij ka abuzuar me reputacio-
nin e një njeriu të pafajshëm,
duke u fshehur nën një emër të
rremë. E dyta, kam respekt për
përvojën e tyre të rëndë gjatë
periudhës së persekutimit dhe
i vlerësoj mendimet e tyre, ndo-
nëse nuk jemi dakord me opini-
onet e rastit në fjalë. E treta,
meqenëse ky është një problen
me shumë rëndësi, mendimet
e mia duhen shfaqur.
***
Së pari, kam një pyetje. Për
cilin Noli flisni: Patriotin apo
Poliedrikun? Revolucionarin
apo Realistin? Fetarin apo Fla-
murtarin? Poetin apo Burr in e
shtetit? Vizionarin apo Egali-
tarin? Shqiptarin apo Ndërko-
mbëtarin? E bëj këtë pyetje
retorike, sepse amaneti Nolian
nuk është aq i kufizuar sa e pa-
ndehin disa, të cilët e keqpërdo-
rin emrin, veprat dhe imazhin
e tij, për të justifikuar qëndri-
met e tyre të zjarrta. Fatkeqë-
sisht, është për të ardhur keq,
këtë lloj keqpërdorimi të ga-
buar dhe të pandershëm e kanë
bërë edhe të tjerë, për avazet e
tyre. Dhe me njerëz të mëdhenj
si Imzot Noli besoj se kjo do të
vazhdojë. Por jeta e Nolit, i cili
na ka ushqyer që në vogëli, kur
na vinte në shtëpi, si edhe deri
më sot, për mua si prift është
shembulli më i mirë i mendje-
gjerësisë. Ata që kanë njohuri
të thellë në historinë e qëndri-
meve të Fan Nolit, e dinë shu-
më mirë se Imzoti ka hapur
shpesh marrëdhënie edhe me
ish-armiqtë e tij, si edhe me
opozitarët e tij ideologjikë, në
përgjithësi, për të mirën e Shqi-
përisë. Nacionalist iluminues
ishte me gjithë zemër; por
kurrë nuk ishte shovinist i
ngushtë.
Por më shumë për mua, disa
nga mësimet predikuese të
Nolit, kur meshonte në Kishë
për ne besimtarët në Amerikë,
kanë qenë këto parime: a) Që-
ndro në këmbët e tua dhe ve-
ndos sipas mendimit tënd dhe
jo si të thotë tjetri; lëri shpifjet
dhe thashethemet mënjanë dhe
lexo argumentet. b) Vlerësoje
njeriun – i pasur apo i varfër, i
njohur apo i përulur, mik apo
armik – jo nga prejardhja, feja
ose raca e tij, por nga veprat
dhe meritat e tij, se armiku i
sotëm mund të jetë miku i ne-
sërm. (Këtu më vjen ndër mend
edhe një shembull tjetër që
ndodhi kur kryeministri anglez
Uinston Cërçill, i cili në mes të
Luftës së Dytë Botërore, për
çudi, ngriti lart në parlamentin
britanik emrin e gjeneralit gjer-
man Ervin Romel, duke lëvdu-
ar aftësinë e tij si kundërshtar
i shquar. c) Kritikat me vend
duhen mirëpritur, se shpesh-
herë mund të mësosh më shu-
më për veten nga kundërshtari
që të urren se sa nga miku që
të do dhe të ndihmon të qartë-
sohesh më shumë. d) Emocioni
(dhe në veçanti urrejtja) duhet
balancuar me refleksion, gjak-
ftohtësi dhe largpamësi. e) Gjy-
kimi i fundit është i Zotit, për
cilindo: shqiptarin, grekun ose
çdo njeri me kombësi tjetër. Se
dashuria hyjnore kapërcen çdo
mangësi njerëzore.
***
Kështu, duke pasur para-
sysh këto parime, e kemi parë
gjendjen e Kishës sonë Autoqe-
fale dhe Kryepiskopin Anastas.
Faktet tregojnë se gjer më sot
ai ka qëndruar shumë mirë dhe
me respekt për traditën e Ki
shes së Shqipërisë. Shumë ki-
sha të reja janë ndërtuar, mjaft
kisha të vjetra janë rinovuar,
është hapur një shkollë teolo-
gjike për të përgatitur klerin
vendas, janë dorëzuar priftërinj
shqiptarë, janë hapur klinika
mjekësore, botohen revista e
gazeta në gjuhën amtare, janë
ribotuar dhe shpërndarë hbrat
meshtarë të Nolit, janë mble-
dhur në Sinod episkopë me
prejardhje shqiptare, janë
mbajtur seminare për të hu-
lumtuar arkeologjnë e lashtë
fetare të Shqipërisë, janë for-
muar lidhje me agjensi bami-
rëse ndërkombëtare për të mi-
rën e kombit dhe të populht. E
rëndësishme është gjithashtu
se janë përgatitur struktura
për të ardhmen fetare, me res
pekt dhe me kujdes diplomatik
për shtetin shiptar dhe për
interesat e të gjithë popullit të
atjeshëm, pa dallim feje. Edhe
sot i vetmi kamp për refugjatët
nga Kosova që ka mbetur në Ti-
ranë për të ndihmuar familjet
tona kosovare, mbahet me
ndihmën e Kishës Orthodhokse
të Shqipërisë dhe me inicia-
tivën e Kryepiskopit në fjalë, i
cili ka një emër të mirë e të nde-
ruar në mbarë botën. Gjatë kë-
tyre dhjetë vjetëve në shërbim
të besimtarëve të Shqipërisë,
Kryepiskopi është njojmr nga
zyrtarët e çdo qeverie në pu-
shtet, si të asaj demokratike
ashtu edhe të asaj socialiste.
Udhëheqësit fetarë të vendit,
muslimanë, katolikë, bekta-
shianë dhe helvetianë, e kanë
pritur në faltoret e tyre, si edhe
janë mirëpritur në zyrat e
Kishës Orthodhokse Autoqefale
të Shqipërisë.
***
Me rëndësi ligjore dhe ka-
nonike, Kryepiskopi ka pre-
mtuar shpeshherë publikisht
se qëllimi i tij si misionar (gjë
që është treguar prej veprave
të tij të mëparshme), është for-
mimi i një Sinodi vazhdues me
episkopë vendas dhe udhë-
heqës indigjen. Kjo gjë vazhdon
në gjurmët e të mençurit Sami
Frashëri, i cili tha se një nga dy
pikat më të nevojshme për një
shtet shqiptar është një Kishë
Orthodhokse Autoqefale e shë-
ndoshë, për shumë arsye prak-
tike, shpirtërore dhe kombëtare.
***
Për hir të së vërtetës, këto
janë fakte që nuk mund t’i evi-
tojmë ose t’i poshtërojmë. Për-
kundrazi, duhen vlerësuar me
(Vtjon në faqen 8)
Jeta Noliane çliron
dhe nuk kufizon
(vijon nga faqja 7)
mirënjohje. Në përgji-
thësi shqiptari me bro-
hori qëndron krenar për
traditën e tij tolerante.
Por nuk mund të jemi
vetëm tolerantë me ve-
ten ose me fisin tonë, se-
pse atëherë kjo nuk do
të kishte kuptim. Kur
një njeri i huaj na vjen
dhe na ndihmon me gji-
thë shpirt në kohë të vë-
shtira, nuk do të ishte as
e përshtatshme dhe as e
drejtë ta mënjanonim.
Jo, do të ishte një turp
në ndërgjegje dhe një
gabim moral. Tradita
mikpritëse shqiptare, si
e di unë, është e hapur
edhe me armikun, lëre
pastaj me mikun apo ko-
mshiun.
***
Duke pasur këto
mendime, e pamë të për-
shtatshme të rivlerëso-
nim qëndrimin tonë
ndaj këtij person! të nde-
ruar, i cili është propo-
zuar këtë vit për çmimin
Nobel për paqe, dhe t’i
japim respektin që me-
riton, si fetar dhe si njeri
që e derdhi jetën e tij për
të ndihmuar besimtarët
tanë.
***
Në biografinë e tij, në
moshën djaloshare, Noli
thoshte; “Bëja këtë py-
etje: si do të bënte Jisui?
Si do ta zgjidhte punën
Skënderbeu dhe si
Napoleoni?” Për mua
Jisui thoshte: “Ky njeri
ka bërë plot të mira për
popullin tuaj dhe është
sjellë me zemërdhemb-
shuri, pa dallim feje.
Aman Nderoje.” Skënde-
rbeu, i cili shumë herë
në betejat e tij qëndronte
në traktate paqësore
edhe me kundërshtarin,
që të mos kishte lufëtra
në disa fronte, do të tho
shte: “Shqipëria ka mjaft
ankime dhe probleme
sot, kur një njeri të vjen
me ndihmë në dorë,
mirëprite. Mund të flini
me një sy hapur, po pra-
noje.” Sa për Napoleonin,
le ta japin përgjigjen e tij
strategët dhe histo-
rianët më të aftë. Por, po
të shohim Napoleonin e
•mirë, atë që ndërtoi
strukturat e republikës
franceze, mendoj se
mund të thoshte: “Kur
njeriu ndërton një stru-
kturë kishtare, që ishte
shkatërruar, patjetër
vëre prapë në punë të
mbarojë nevojat më të
rëndësishme, sepse ato
gjëra do të mbeten më
tutje. Respektoje.” Kë-
shtu menduam. Kështu
bëmë.
***
Sipas urimit popullor
të stinës, ju uroj Kre-
shmë të Lehta. Dhe – në
vend të kritikave – fasule
të nxehta.
(Botuar në gazetën
“Koha Jonë”, 13.03.01)