EmailFacebookKontakt

Jeta e Shën Joan Gojartit, Krisostomit (354 – 407)

U lind në Antioki (354). E ëma, Anthusa, në moshën njëzet- vjeçare varrosi të shoqin gjeneral, që ishte edhe ai i krishterë, dhe mbeti gjithmonë e ve për hir të Krisostomit (greqisht = Gojarti).

Në moshën trembëdhjetëvjeçare ai braktisi shkollën e oratorit idhujtar Livan (i cili më pas donte ta shpallte pasardhës të tij, nëse nuk do të ishte i krishterë) dhe studioi për theologji.

U pagëzua në vitin 372, ndoshta nga Shën Meleti i Antiokisë (12 shkurt). Pas tre vjetësh i thanë të bëhej prift, por ai iku. U bë murg pranë një jeronti dhe dy vjet të tjera qëndroi i vetëm në një shpellë. Por u kthye në vitin 380, sepse nga ushtrimi i madh, vuante nga veshkat. Meleti e hirotonisi dhjak (381) dhe pasardhësi i tij e bëri presviter (386).

Shën Joani fliste vazhdimisht, interpretonte Shkrimet e Shenjta, mbështeste njerëzit, i ruante nga herezitë, zhvillonte vepra bamirësie. Fitoi kudo nam dhe admiruesi i tij, kryeministri Eftropi, (i cili më pas u bë armiku i tij), e solli në Konstandinopojë, duke manovruar, që të mos kundërshtonte. Kështu, më 15 dhjetor 397 u dorëzua kryepiskop i saj.

Predikonte dhe duartrokitej; udhëhiqte, organizonte dhe drej- tonte misionarizmat – edhe pse më vonë i internuar – ngrinte spitale, azile pleqsh, shtëpi për të varfrit ku shërbenin dhjakoneshat e shën Olimbiadhës (25 korrik). Shenjti ka’bërë shumë pjesë të Liturgjisë së tij, si dhe kumtesa, letra dhe sidomos omeli.

1 papajtueshëm ai godiste madje edhe vetë mbretëreshën Evdhoksia – kështu Kisha do ta humbiste shpejt. Udhëtonte dhe shkarkonte klerikë të padenjë (401) por, duke përdorur këtë gjë si shkas (“ndërhyrje në juridiksionin e huaj’j, armiqtë e tij e shkarkuan me sinodin në Dhrin (403). Ndërkaq revolta popu- llore dhe ngjarje të shënuara në pallatet mbretërore, ia pezullojnë internimin.

Por, ai përsëri kontrollonte mbretëreshën, kështu që u internua (404) në Kukuso të Kapadhokisë. Ndërsa kalonte në Komana të Pontit të Azisë së Vogël, dha shpirt nga mundimet (14.9.407), ditën e Lartësimit të Kryqit.

Kremtohet edhe më 30 janar, ndërsa transferimi i lipsanit të tij, që u bë në vitin 438, kremtohet më 27 janar.