EmailFacebookKontakt

Jerusalem – Probleme të krishterëve arabë me autoritetet

Jerusalem

Probleme të krishterëve arabë me autoritetet

Herë pas here komuniteti i krishterë në Tokat e pushtuara kanë hasur probleme me autoritet hebraike. Kështu, vitin e kaluar në Malin e Ullinjve u shemb një Kishë orthodhokse me preteksin e mungesës së lejes, duke shkatërruar edhe gjithë objektet e shenjta, si ikona etj., që ishin brenda, apo pengesa, gjatë festimit të pashkëve të sivjetme, për t’u futur në pjesën Lindore të Jerusalemit ku ndodhet Varri i Shenjtë, i besimtarëve orthodhoksë arabë etj.

Sipas statistikave të publikuara së fundi, numri i të krishterëve palestinezë në territoret e pushtuara llogaritet rreth 65 mijë, ndër të cilët gjysma orthodhoksë. Ata jetojnë në shumicën e tyre në rrethinat e Jerusalemit.