Ishte jeront i “kalives” (manastir i vogël), së Shën Gjergj Trofeprurësit në Nea Skiti (Skiti e Re), në Malin e Shenjtë. Në kodikun e “kalives” figuron për herë të parë në v. 1868 dhe për herë të fundit më 1900.
I jepej për të shkruar dhe botoi për herë të parë (1878) Eklojie (Përzgjedhje) e Polieleit, nga Psaltiri që psalet në agripnitë të kremteve të mëdha. Më parë “Eklojie” ishte vetëm në dorëshkrime. Më vonë, në v. 1885, botoi dhe Stihologjinë e Nëntë të Odeve, si edhe Paraklisin e Shën Gjergjit.
Vëllazëria e tij, që përbëhej nga shqiptarë, dallohej për shpresëtarinë dhe për mbarësinë e saj. Kishin edhe mulli uji e gruri. Arritën dhe sollën në këtë periudhë të vështirë ujë nga larg, nga burimi, me qyngje qeramike. Atë Kozmai kishte edhe anije me vela, që lundronte deri në Egjipt. Në Aleksandri shiste prodhimet e aske- tëve të Athosit. Që prej andej solli për herë të parë pemë hurme, që ishte e panjohur në Athos. Shpejt ky fryt u përhap në Malin e Shenjtë. Edhe sot murgjit të tregojnë dylbitë dyshe dhe teke që u përdorën gjatë udhëtimeve të tij.
Kurora e vjetër e ikonës mrekullibërëse të Shën Gjergjit, që gjendet në këtë bashkësi mur-
gjish, ka dy gurë të çmuar, që ai i kishte sjellë nga Misiri. Kur ndërroi jetë (1900), nxënësit e tij u kthyen në Shqipëri.
Atë Justini