EmailFacebookKontakt

“Java e Martesës”, një veprimtari që përfshiu edhe Kishën tonë

“Java e Martesës” është një lëvizje ndërko- mbëtare e përhapur në 25 vende, duke përfshirë edhe vendin tonë. Rreth 2 milion njerëz, nga 20 vende të kontinentit, morën pjesë në aktivitetet e zhvilluara në kuadër të saj. Në këto veprimtari u përfshinë aktivisht edhe besimtarët ortho- dhoksë, për të afirmuar vlerat dhe rëndësinë e saj. Në Kishën tonë martesa është një nga shtatë misteret kryesore dhe vazhdimisht be- simtarët thirren që të kenë një martesë siç Perëndia e ka themeluar që ajo të jetë.

Gjatë fundjavës që kaloi (8-10 shkurt), me be- kimin e Kryepiskopit Anastas u zhvilluan disa veprimtari në këtë kuadër. Një aktivitet i tillë u bë në Durrës me çiftet e martuara, të cilat pas Litur- gjisë Hyjnore u mblodhën dhe ndanë së bashku rëndësinë e bukurinë e martesës. Edhe predikimi në Liturgjinë Hyjnore të së dielës u fokusua pikërisht mbi rëndësinë e këtij misteri të madh. Hirësi Nikolla theksoi para besimtarëve bukuri-

në dhe madhështinë e martesës, si edhe për- pjekjen dhe përkushtimin serioz që ajo kërkon.

Aktivitet në kuadër të “Javës së Martesës” u zhvillua edhe në Manastirin e Ri të Shën Vla- shit, ku të rinjtë nga Tirana, Durrësi dhe studentët e Akademisë Theologjike morën pjesë në një trajnim njëditor. Programi ishte mjaft i larmishëm dhe të gjithë e morën të qartë mesazhin se marte- sa duhet të ketë në qendër të saj Perëndinë dhe përkushtimin tek njëri-tjetri.

Të dielën, 10 shkurt, pas Litugjisë, edhe në Tiranë u mblodhën së bashku shumë çifte të martuara, në aktivitetin e organizuar në Qendrën Kulturore të Katedrales “Ngjallja e Krishtit”. Atë Jani Trebicka u foli atyre për martesën nga pikëpamja e krishterë orthodhokse, si edhe rëndësinë që ajo ka për harmoninë e çiftit dhe rritjen e fëmijëve.

Në veprimtari mori pjesë edhe Kryepiskopi

Anastas, i cili tha se kjo javë ka një rëndësi të veçantë në të gjithë Evropën, ku aktivitete nga më të ndryshmet organizohen në shumë vende, për të theksuar rëndësinë e përkushtimit ndaj martesës. Fortlumturia e Tij theksoi gjithashtu në përshëndetjen për të pranishmit rëndësinë e pjesëmarrjes së familjes në jetën liturgjike, si një burim jetëdhënës në martesë.

Çiftet pjesëmarrëse patën mundësinë të ka- lonin disa çaste të bukura në sallën e zbukuruar të Katedrales dhe gjithçka që në këtë veprimtari i nxiti të reflektojnë dhe meditojnë edhe më shumë mbi përkushtimin në martesë.

Të gjithë pjesëmarrësit në këto aktivitete morën materialet e përgatitura mbi martesën. Gjithashtu, për të gjithë të interesuarit, Radio “Ngjallja” (FM. 88.5), ofroi gjatë gjithë kësaj jave, deri më 14 shkurt, emisione mbi këtë temë.

Ana Meni