EmailFacebookKontakt

Java e Madhe

M

Në Kishën Orthodhokse java e fundit e jetës së Krishtit quhet zyrtarisht Java e Pësimit. Në emër- timin popullor është quajtur Java e Madhe. Çdo ditë emërtohet në librat e shërbesave si “e madhe dhe e shenjtë”. Çdo ditë të javës ka shërbesa të veganta, të cilat kryhen në të gjitha kishat. Jeta tokëso- re pushon për çdo besnik kur ata “shkojnë me Zotin në Jerusalem” (Mëngjesorja e të Hënës së Madhe).

Çdo ditë e Javës së Madhe ka temën e veçantë të saj. Tema e së Hënës është ajo e drurit të fikut që nuk kishte fruta, por vetëm gjethe dhe për këtë u dënua me tharje. Të Martën, theksi është në vigji- lencën e virgjëreshave të ditura, të cilat, jo si mo- trat e tyre të marra, ishin gati kur Zoti erdhi tek ato. Të Mërkurën, fokusi është në pendimin e gruas mëkatare. Në këtë ditë, theksohet shumë kraha- simi ndërmjet gruas së përdalë që shpëtoi me anë të pendimit dhe Judës, që ishte një nga apostujt e zgjedhur, por që humbi nga pabesia dhe smira. Ajo i jep Krishtit gjithë pasurinë e saj dhe puth këmbët e Tij; ai me një puthje e tradhton Krishtin për para.

Në këto tri ditë këndohet Ungjilli gjatë Orëve dhe në Mbrëmësoret, kur shërbehet Mesha e Dhura- tave të Parashenjtëruara. Këndimet nga Dhiata e Vjetër janë prej Eksodit, Jobit dhe Profetëve. Ungjilli është kënduar gjithashtu në Shërbesat e Mën- gjesit, të cilat quhen tradicionalisht shërbesat e “Dhëndrit”, sepse tema e përgjithshme e secilës ditë është fundi i botës dhe gjyqi i Krishtit. Shërbesa e Dhëndrit kryhet natën. (Të mërkurën në mëngjes kryhet një shërbesë që përbehet nga: 1) Orët, 2) Mbrëmësorja dhe 3) Mesha e Dhuratave të Parashenjtëruara. Kjo është Mesha e fundit e Parashenjtëruar e kalendarit vjetor. Ndërsa natën, në vend të Shërbesës së Dhëndrit, të mërkurën kryhet Misteri i Efqelisë, si një përgatitje për marr- jen e Kungatës të Enjten e Madhe, Dita e themelimit të Misterit të Kungatës së Shenjtë.)

Ja tek vjen dhëndri në mes të natës; dhe lum ai shërbëtor të cilin do e gjejë vigjilues dhe mjerë ai shërbëtor të cilin do e gjejë pa kujdes. Prandaj, o shpirti im, ki mendjen, se mos të rëndojë gjumi dhe jepesh në vdekje jashtë Mbretërisë; por zgjohu dhe thirr me zë të madh: I Shenjtë, i Shenjtë, i Shenjtë je Ti, o Perëndi, me lutjet e

Java e Madhe

Hyjlindëses mëshirë ki për ne (Tropari i Tri Ditëve të Para).

E Enjtja e Madhe i kushtohet Darkës Mistike që Krishti kremtoi me dymbëdhjetë apostujt e Tij. Tema kryesore e ditës është darka vetë, për të cilën Krishti porositi që Pashka e Dhiatës së Re të hahej në kujtim të Tij, të trupit të Tij që thyhet dhe gjakut të Tij, që derdhet për ndjesën e mëkateve. Gjithashtu, në shërbesat e kësaj dite kujtohet tradhtia e Judës dhe larja e këmbëve të nxënësve. Në kishat katedrale është zakoni që peshkopi bën larjen e këmbëve në një ceremoni të veçantë mbas meshës.

Ungjilli në Meshën Hyjnore përbehet nga një ko- mbinim i të gjitha tregimeve të ungjillorëve për të njëjtën ngjarje. Himnet dhe leximet e ditës i refero- hen të njëjtit mister qendror.

Kur nxënësit me lavdi, në lanjëtoren e darkës po ndriçoheshin, Juda i pabesë dhe tradhtar, nga argjenddashja u errësua nga lakmia dhe tek gjyqtarët e paligjshëm, të dorëzon Ty Gjykatësin e Drejtë. Ti që lakmon argjend shiko, se ky njeri prej lakmisë vari veten; largohu nga shpirti i pangopur që guxoi të tilla gjëra kundër Mësuesit. O Zot gjithmonë i mirë, lavdi më ty! (Përlëshorja).

Atje ku është Zoti, në Tryezën e Pavdekësisë, në vendin e lartë, me mendjet e ngritura lart, le të hamë me gëzim, o besnikë… (Kënga e nëntë e Kanonit të Mëngjesores).

Mesha Hyjnore e Shën Vasilit të Enjten e Madhe, kryhet bashkë me Shërbesën e Mbrëmjes. Ungjilli i gjatë i Darkës Mistike këndohet mbas këndimeve nga Eksodi, Jobi dhe Isaia dhe letrës së parë të Apostullit Pavël drejtuar Korinthianëve (Kapitulli 11). Himni i mëposhtëm zëvendëson Himnin Keruvik dhe gjithashtu, përdoret si himn gjatë dhe mbas kungimit.

Në Darkën tënde Mistike, o Bir i Perëndisë, merrmë sot pjesëtar; se nuk do t’ua them armiqve të tu misterin; nuk do të të jap të puthur si Juda; por duke të pohuar si kusari, thërres: kujtomë, o Zot, në mbretërinë tënde.

Kremtimi liturgjik i Darkës së Zotit të Enjten e Madhe s’është thjesht një përkujtim vjetor i “themelimit” të misterit të Kungatës së Shenjtë. Ngjarja e Darkës së Pashkës nuk ishte thjesht veprimi i fundit i Zotit për “të themeluar” misterin qendror të besës së krishterë para pësimit dhe vdekjes sëTij. Por, përkundrazi, i gjithë misioni i Krishtit dhe para së gjithash, vetë qëllimi i krijimit të botës, është që krijesat e dashura të Perëndisë, bërë sipas shëmbëllesës dhe ngjashmërisë së Tij hyjnore, të mund të jenë përjetësisht në Kungimin më intim me Të, të ulur në tryezë me Të, duke ngrënë dhe duke pirë në mbretërinë e Tij të pambarim.

Kështu, Krishti, Biri i Perëndisë, flet tek apostujt e Tij gjatë darkës dhe tek të gjithë njerëzit që dëgjojnë fjalët e Tij dhe besojnë në Të dhe në A tin qëE dërgoi:

Mos ki frikë, o tufë e vogël, sepse Atit tuaj i pëlqeu t’jua japë mbretërinë (Lluka 12:32).

Ju jeni ata që qëndruat me mua në sprovat e mia. Dhe unë ju caktoj mbretërinë ashtu si ma ka caktuar mua Ati im, që ju të hani e të pini në tryezën time, në mbretërinë time… (Lluka 22:28-30).

Prandaj, është e vërtetë të thuhet në një kuptim real, që trupi i thyer dhe gjaku i derdhur, për të cilat foli Krishti në darkën e Tij të fundit me nxë- nësit, nuk ishte thjesht një parabërje dhe një pa- rashikim për atë që do të vinte; por ajo që do të vinte – kryqi, varri, ngjallja në ditën e tretë, ngjitja në qiell – ndodhën pikërisht që njerëzit të mund të bekoheshin nga Perëndia që të jenë në Kungim të Shenjtë me Të përgjithmonë, duke ngrënë dhe pirë në tryezën mistike të mbretërisë së Tij, që nuk do të ketë mbarim.

Kështu, “Darka Mistike e Birit të Perëndisë”, e cila kremtohet vazhdimisht në Meshën Hyjnore të Kishës së Krishterë, është thelbi i vërtetë i jetës pa mbarim, që do jetë në Mbretërinë e Perëndisë.

Lum kush do të hajë bukë në Mbretërinë e Perëndisë (Lluka 14:15).

Lum ata që janë ftuar në gostinë e Dasmës së Qengjit (Zbulesa 19:9).