Edhe në maj ka vazhduar shpërndarja e ndihmave ushqimore të siguruara nga Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, kryesisht dhurata të besimtarëve nga Greqia. Ato ii jane dhënë familjeve me më shumë nevojë, si dhe në spitale, jetimore, azile etj.
Deri tani janë shpërndarë mbi 160 tonë ndihma, ku përfshihen rreth 10 mijë pako, si dhe miell, kuti qumështi etj, që do të pasohen edhe nga 300-400 tonë të tjerë.
Së shpejti do të fillojë edhe projekti i ndihmës i “Diaconia Agapes” me Këshillin Botëror të Kishave e Organizatën Ndërkombëtare Orthodhokse të Bamirësisë), që parashikon një ndihmë për rreth 4 mijë familje të varfra, me vlerë rreth 350 mijë dollarë.