EmailFacebookKontakt

Jam mbret!

Vërtet jam mbret, por, siç më sheh:
– Me kurorë prej gjëmbash në krye, sepse jam mbret i dhimbjes;
– Me kallam tallës në dorë, sepse jam mbret i atyre që janë të përbuzur në botë;
– Me këmishë të kuqe, sepse jam mbret që dua të thith e të thaj në këtë këmishë gjithë gjakrat;
– Me duar të shtrira mbi Kryqin, sepse jam mbret që dua të përqafoj e të përmbledh gjithë njerëzit ndën hijen e Kryqit tim;
– Me brinjën të shpuar, sepse jam mbret që dhash zemrën time te shpata e ushtarit, që të mund të kërkoj si fron për mua zemrat e të gjithë njerëzve.