Lindur në Mesopotami, ndoshta në Nisibi, kryeqytet i Migdanisë, u bë eremit në male, duke përballuar motin e keq. Me ushqimin shumë të varfër dhe me ushtrimin e trupit të tij u dobësua, por shpirti iu forcua me anën e lutjes dhe të leximit. Kishte dhuntinë e parashikimit. Gjithashtu: Në vitet 308-309 u dorëzua episkop i parë i Nisibit. Solli pranë Krishtit shumë idololatrë, si dhe ata që nuk u kishin rezistuar torturave dhe kishin mohuar Krishtin gjatë kohës së persekutimeve.
Vetë ai kishte vuajtur atëhere së tepërmi. U kujdes dhe për edukimin e bashkëpunëtorit të tij të mëvonshëm, shën Efremit të Sironit (28 janar). Në v. 325, pasi mori pjesë aktive në Sinodin e Parë Ekumenik të Nikesë, siç dëshmon Athanasi i Madh (18 janar), takoi në Bizant episkopin e atjeshëm shën Mitrofanin (4 qershor), të cilin dhe e varrosi kur vdiq. Në v. 338, kur persët kishin rrethuar – pa rezultat – Nisibin, ai veproi në mbrojtje të qytetit dhe dërgoi një re insektesh që pickoi kuajt dhe elefantët e armikut, dhe i egërsuan ato.
Fjeti në bedenat e qytetit dhe u varros në muret e tij. Lipsani i tij u bë simboli mbrojtës i qytetit. Shkroi vepra të paverifikuara. I dedikohet përmbledhja e 84 kanuneve. Nderohet më 31 tetor dhe 13 janar.
At Ju.