EmailFacebookKontakt

Ja ku janë shqiptarët në Kishën Orthodhokse…

Besimtarët orthodhokse në
Shqipëri janë shquar për da-
shurinë për mëmëdhenë, për
gjuhën shqipe, për mendje me
gjykim të shëndoshë.
Pikërisht për këto mendoj, se
nuk i takon kurkujt që ta na në-
përkëmbi apo të na japë mësime,
siç përpiqet artikullshkruesi në
shkrimin tendencioz “Ku janëshqi-
ptarët në Kishën Orthodhokse? ”
Mesa duket atë nuk e ha
meraku për një at Efrem, çështja
Ja ku janë shqiptarët në
Kishën Orthodhokse…
– Për të sqaruar lexuesin objektiv-
e të edit po sqarohet, po për pro-
bleme, të cilat i vënë gnrë në rro-
ta ecjes përpara dhe rilartësimit
të Kishës Orthodhokse Autoqe-
fale të Shqipërisë, që këta 10 vitet
e fundit po njeh vërtet lulëzim.
Shqipëria ka një pasuri tëmadhe
madhe morale, që na e ka zili bota,
harmoninë në mes të tri komuni-
teteve fetare kryesore. Madje, do
të thosha jo vetëm harmoninë, por
dhe ndihmesën reciproke. Kjo ha-
rmoni e ndihmesë është një pikë
e fortë mbështetëse në ecjen tonë
drejt Evropës. Mendoj, se askush
nuk ka të drejtë të njollosë këtu
diçka, sidomos, pavarësisht në
beson ose jo, artiknllshkrnesi i
përket një komuniteti tjetër fëtar
Sa për pyetjen tendecioze: “Ku
janë shqiptarët në Kishën Ortho­
dhokse?”, po përgjigjem: kudo, në
të gjitha strukturat e saj. Aktnalisht
në kishë sot punojnë 19 të hnaj:
10 nga Amerika, të cilët nuk kanë
asnjë lidhje me Greqinë e 9 grekë.
(Vijon në faqen 5)

Ja ku janë shqiptarët në Kishën Orthodhokse…
Për këtë të jetë shqetësuar arti-
kullshkruesi?/ Asnjëherë ne nuk
jemi shqetësuar se sa të huaj pu-
nojnë në komunitetet e tjera fe-
tare, sepse e ndiejmë që kudo do-
minojnë shqiptarët.
Në Kishën Orthodhokse me-
shohet vetëm shqip. Për ta kuptuar
këtë duhet të ndjekësh meshën.
Nga rrjedha logjike e artikullit,
të botuar në gazetën e nderuar
“Shekulli”, datë 25.11.2002 “Ku
janë shqiptarët në Kishën Ortho­
dhokse?” del se artikullshkruesi
mendon që është bërë gabim që
është lejuar të vinte në krye të
Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë Fortlumturia e Tij
Kryepiskopi Anastas. Ky është një
mendim që ky gazetar e ka shpre-
hur dhe herë tjetër. Puna e tij. Por
jo çdo gjë që thotë dikush duhet
ta bëjnë besimtarët orthodhoksë.
Ky mendim p.sh ka qenë di-
kur edhe te Kreu i Kishës Shqip­
tare në Amerikë At Artur Liolini
edhe te mjaft intelektualë, që sot e
respektojnë dhe e falënderojnë si
klerik dhe si shkencëtar Kryepis-
kopin Anastas, për punën titanike
që ka bërë në ringjalljen, në ngritjen
nga gërmadhat të Kishës Ortho­
dhokse Autoqefale të Shqipërisë.
Nuk e besoj që një gazetar
profesionist si Zoti Nazarko të mos
ta ketë lexuar fjalën e mbajtur në
kishën “Shën Gjergji” të Bostonit
në prani të shqiptarëve nga Imzot
At Artur Liolini, ku midis tëtjerave
tha se… vetë Imzot Noli po t’i dinte
të gjitha ato që ka bërë sot Krye­
piskopi Anastas për Kishën Ortho­
dhokse Autoqefale të Shqipërisë, do
të donte që ta kishte mik.
Të gjithë e dimë se kush ishte
Imzot Noli për Shqipërinë.
Në të vërtetë, ç’ka bërë Kryepi­
skopi Anastas gjatë këtyre 10 vjetëve?
Ka arsimuar dhe hirotonisur
125 klerikë shqiptarë, të cilët do të
meshojnë shqip nëpër kisha sepse
janë bij të këtij populli. Ka ngritur
83 kisha të reja, ka restauruar 72
kisha që janë monumente kulture,
të cilat gjatë kohës së diktaturës
ishin katandisur gati gërmadha, ka
restauruar 5 manastire, ka ndihmu-
ar me fonde në rikonstruksionin e
10 shkollave 8 – vjeçare, ka hapur
13 kopshte ku janë fëmijët e të
gjitha besimeve, pa përmendur
këtu ndihmesën që ju dha qindra
vëllezërve kosovarë të përzënë
me dhunë nga trojet e tyre etj, etj.
Gjatë kësaj kohe, me fondet e
siguruara nga Fortlumturia e Tij
Prof. Dr. Anastasi janë botuar 5
mijë kopje të Dhiatës së Re (Për-
kthimi i Kristoforidhit) emjaft libra
të tjerë në gjuhën shqipe, të cilët
janë çmuar nga intelektualë që i
përkasin të gjitha komuniteteve
fetare. Këtu mund të përmendim
librin “Kishat pasbizantine në
Shqipërinë e Jugut”, shkruar
nga Prof. Dr. Pirro Thomo; “Ba-
zamenti i objekteve të kultit” nga
Prof. Dr. Luljeta Bozo etj, etj.
Gjithçka që na ka lënë Imzot
Fan Noli ruhet me fanatizëm.
Së fundi nuk e di se ç’mund të
bëjë konkretisht Prof. Dr. Anastasi
për disa probleme të mbetura pezull
me Greqinë, të cilat përmenden
nga artikullshkruesi, po në fund të
fundit Ai është prift dhe jo politikan,
madje disa nga këto probleme i ka
sqaruar në intervistën të mbajtur
para pak kohësh në TV Arbëria.
Gaqo Bush aka
(Ky artikull u botua në gazetën
“Shekulli” -me korsive shkurtimet)