EmailFacebookKontakt

Izrael – Kamping ndërkombëtar “Feja dhe jeta publike”

Kampingjet ndërko- mbëtare mbi fenë dhe jetën publike janë veprimtari të cilat organizohen çdo vit në vende të ndryshme të botës. Për të gjithë pjesëmarrësit ofrojnë mundësi që të zhvi- llojnë dhe të gjejnë rrugë të reja për tolerancë e plu- ralizëm, duke qëndruar të përkushtuar në traditat dhe identitetin e tyre fetar.

Këtë vit, një kamp i tillë u zhvillua në tokën e shenj- të të Jerusalemit, nga 3-15 korrik. Për të gjithë pjesë- marrësit ishte një shkollë e vërtetë, ku mësuam e përje- tuam shumë gjëra e sido- mos një përvojë e paharru- eshme pasi vizituam qyte- tin e shenjtë, vendin ku kishte ecur Zoti Ynë Jisu Krisht.

Shqipëria në këtë akti- vitet u përfaqësua nga tre përfaqësues të besimeve të ndryshme.

Qëllimi kryesor i kam- pingut ose më mirë shkollë verore, ishte që të ndërgje- gjësonte pjesëmarrësit për tolerancën ndaj besimeve të tjera fetare dhe gjitha- shtu ndaj njerëzve, të cilët i shohim të ndryshëm nga vetja jonë. Duke u bazuar në këtë, të kuptonim tensionin që shfaqet midis botës sekulare dhe asaj fetare, duke studiuar pikë- sëpari veten dhe shoqërinë. Nëse dëshirojmë që të ndë- rtojmë një shoqëri të vërte- të civile, e cila të jetë e për- kushtuar ndaj tolerancës dhe pluralizmit, duhet që të

thellohemi më tepër në traditat fetare, si dhe të pra- ktikojmë me sinqeritet be- simin. Është e nevojshme që orientimet politike e ato sociale duhet të zhvillohen në atë mënyrë ku të jenë të përfshira traditat e besimeve të ndryshme dhe pikë- pamjet e tyre në forma të reja dhe krijuese duke ruaj- tur identitetin e tyre.

Programi përfshinte tema të ndiyshme si feja e jeta publike, feja, naciona- lizmi e fondamentalizmi, dilemat bashkëkohore, e shu- më të tjera. Këto tema u mbajtën nga profesorë të Universitetit të Bostonit, Yale, të Sarajevës.

Gjithashtu, organizato- rët e veprimtarisë mbasdite organizonin takime e vizita të ndryshme me përfaqë- sues të komuniteteve të ndryshme fetare.

Për pjesëmarrësit mbe- tën të paharrueshme vizita në Kishën e shenjtë të va- rrit të Zotit tonë Jisu Krisht, vizita në Kishën e Hyjli- ndëses në Nazaret, e shumë vende të tjera të shenjta për besimet e tjera. Jerusalem! është i vetmi vend në botë, ku vende të shenjta për të tri besimet monoteiste ndodhen kaq afër.

Një falënderim i veça- ntë i drejtohet USAID dhe Word Learning, të cilët bë- në të mundur pjesëmarrjen e përfaqësuesve të vendit tonë në këtë aktivitet.

Marina Marini

‘ Izrael
Kamping ndërkombëtar
/zFeja dhe jeta publike”