Ka lindur me sa duket në Aleksandri, rreth vitit 370 nga prindër të shquar dhe të virtytshëm. Pasi u shkollua thellësisht e mori përsipër barën e lehtë të Zotit, d.m.th. u bë anëtar në një manastir, në Kodrën e Pilusit, në degën perëndimore të Nilit, ndaj dhe quhet pilusioti. Prift dhe prijës, shembull morali dhe urtësie murgërore, fitoi një famë mbarorthodhokse. Punoi për disiplinën e murgjve dhe besnikëve. Ruhen 1997 letra të tij. Ai shkroi mijëra letra, pasi njerëz të shtresave të ndryshme kërkonin nëpërmjet letrave që i dërgonin atij zgjidhjen e problemeve të ndryshme të tyre. Letrat janë shkruar shkurt, por dinjitoze nga ana e stilit, ato dëshmojnë për frymëzim të perëndishëm dhe merreshin me dogmat, shpjegimin e Biblës dhe jetën shpirtërore. Konsideronin lutjen, virtytin dhe besimin si gjëra të domosdoshme për shpëtimin; e shihin monakizmin si mishërimin e përsosmërisë së krishterë; luftojnë kundër Arianizmit dhe Nestorianizmit; për më tepër, na ofrojnë rastësisht edhe informacionin e vlefshëm historik. Për të gjitha këto, kanë një rëndësi shumëdimesionale. Gjithashtu hartoi dhe dy dispensa që humbën. Ishte mbrojtës i fuqishëm i kujtimit të shën Joan Gojartit (13 nëntor). Pra, arriti dhe bindi të afërmin e tij, shën Kirilin e Aleksandrisë (18 janar) që emri i tij të regjistrohej përsëri në diptikët e Kishës së Aleksandrisë. Më parë kishte një konflikt për këtë.
Në përgjithësi ka luajtur një rol të rëndësishëm në ndodhitë kishtare në kohën e tij, madje kishte korrespondencë dhe këshillonte perandorin. Fjeti në paqe midis viteve 435 – 449.
(Isidor, do të thotë: i barabartë me dhuratë.)