ISIDHORA, E MARRE PAS
KRISHTIT (1 maj) SHEN NIL MIROVLITI (7 maj)
Të marrë quheshin ata
që bënin sikur kishin
probleme intelekti, me
qëllim që të fltonin pë-
rulësinë. “Ne jemi të
marrë për Krishtin”,
thoshte Ap. Pavli (I Ko-
rint. 4:10). Ata kishin
zgjuarsi të jashtëzakon-
shme që t’ia arrinin të
gënjenin vazhdimisht të
tjerët si gjoja të marrë,
si dhe vullnet të palë-
kundur për të mos u thy-
er në përpjekjen e tyre.
Nëse marrëzia është në
vetvete diçka e tmerr-
shme, edhe më e tmerr-
shme është kur atë e
ushtron “seksi i dobët”.
Veç kësaj, të marrrët e
tjerë kishin dikë që
njihte realitetin dhe që
i mbështeste, ndërsa
Isidhora nuk kishte…
Historia e saj përshkru-
het në Lausaikun dhe
Evergjetikon: Shenjti i
shek. të 4-t Pitirun (29
nëntor), me nxitje engjë-
llore shkoi në manasti
rin e grave në Tavennë,
ishull në lumin Nil, për
të njohur një shenjtore
të madhe të kurorëzuar,
që engjëlli nuk i kishte
thënë emrin, por që
ishte më shpresëtare se
ai dhe që rronte duke
patur gjithnjë në me-
ndje Perëndinë, me gji-
thë kushtet e vëshira në
të cilat jetonte. Katërqind
murgeshat e pritën me
nderime asketin e fam-
shëm. “Nuk jeni të gjitha
këtu”, u tha ai. “Jemi, avva”,
iu përgjigjën ato. “Mu-
ngon ajo që kërkoj unë”.
“Kemi vetëm një të ma-
ngët nga trutë në kuzhi-
në”. “Silleni këtu!”. E so-
llën duke e tërhequr zva-
rrë me forcë, sepse ajo e
dinte që më parë se çdo të
ndodhte. Para se Isidho
ra, virgjëresha e leckosur
dhe e zbathur, të përkulej
e t’i puthte dorën, Pirituni
pa në kokën e saj një leckë
në vend të kapuçit, dhe e
kuptoi se kjo ishte kurora.
Ndaj, ai ra në këmbët e
saj duke i kërkuar beki-
min.
“Mos, o jerond! Ajo është
e marrë!”, i thanë. “Jujeni
të marra!…”, u tha ai. Atë-
here ato e kuptuan, se cila
ishte ajo e braktisuara, e
cila shërbente me dëshirë
e pa u ankuar në mana
stir, si një skllave e bindur.
Duke qarë ato rrëfenin
sharjet dhe fyerjet që i
kishin bërë. Pas disa di-
tësh, oshënarja u zhduk,
me sa duket ngaqë nuk
mund të duronte lavdinë.
Nuk dimë se ç’u bë me të,
ku vdiq, por dimë se ajo
rron në Mbretërinë e
qiellit. (Isidhora, do të
thotë dhuratë).