Banka Evropiane e Investimeve ka marrë përsipër subvencionimin e punimeve për restaurimin e manastireve të Malit të Shenjtë. Ndihma do të arrijë shumën prej 3.68 milionë ECU dhe do të jetë e destinuar në rregullimin dhe restaurimin e 20 manastireve të Malit të Shenjtë, si dhe për organizimin e një ekspozite që do të paraqesë thesaret e Malit të Shenjtë në kuadrin e manifestimeve që do të bëjnë Selanikun “kryeqytetin kulturor të Evropës” për vitin 1997.