Në një intervistë dhënë agjensisë së shtypit të Hong Kongut, Mitropoliti orthodhoks Nikita, u deklarua i gatshëm “për të nisur nga zeroja”. Emërimi i tij nga Patrikana Ekumenike në Janarin e shkuar, si episkopi i parë i Hong Kongut dhe Azisë Juglindore, përfshirë Indinë, i përket vizionit të një “orthodhoksie botërore”, të konceptuar nga Patriku Vartholomeu I.
“Patriku e konsideron këtë inisiativë si një moment historik. Sytë e botës sot janë ngulur mbi Kinën dhe mbi këtë qytet”, afirmon mitropoliti Nikita, që shton se Kina është një vend shumë i rëndësishëm, ku Hong-Kongu është “porta”. “Ne jemi këtu jo për të bërë deklarata politike, por për të predikuar Ungjillin”, theksoi ai.