Instituti i Përgatitjes Profesionale, i cili prej katër
vjetësh funksionon në Gjirokastër, këtë vit u
transferua në Kompleksin madhështor dhe
bashkëkohor arsimor “Emmaous”. Është një hap i
rëndësishëm që do ta shndërrojë këtë institucion
në një qendër që do ndikojë ndjeshëm në gjallërimin
e veprimtarive arsimore dhe kulturore përtej
procesit thjesht mësimor.
Godina mbi 3500 metra katrorë është një
kompleks që plotëson të gjitha kushtet për qëllimin
të cilit do t’i shërbejë. Bëhet fjalë për kompleksin
arsimor më modern në të gjithë vendin.
Sivjet Instituti i Përgatitjes Profesionale kapër
synim të vet edhe tri degë të reja në objekt direkt
teknik: për instalime hidraulike, instalime elektrike
dhe mekanikë automjetesh.