EmailFacebookKontakt

Informacion nga bota e krishterë: Rusi, Francë, Bjellorusi

Informacion nga bota e krishterë

Rusi

Revista orthodhokse moskovite “Pravoslavnaja Moskva”, publikoi në numrin e saj të fundit një bisedë me Patrikun Aleks i II, për situatën aktuale të Kishës Orthodhokse Ruse, raportet e saj me pushtetin dhe rolin e kishës në shoqërinë postkomuniste.

– Orthodhoksia është feja e optimizmit, feja që ka për themel dashurinë dhe qartësinë e fitores së Jetës mbi Vdekjen. Në dritën e ringjalljes së Krishtit, gjithkund në botë gjen ndjenjën e tij autentike, – afirmon Patriku Aleksej”.

Për Patrikun rus relacionet midis Kishës dhe shtetit duhen bazuar në një dialog të ndërsjelltë dhe konstruktiv. “Misioni i Kishës nuk është të favorizojë vendosjen e këtij apo atij sistemi social, por të përmbushë shërbimin që Zoti i ka besuar për shpëtimin e shpirtrave”.

Në intervistë, Patriku Aleksej II bëri edhe një bilanc të aktivitetit të tij pastoral, gjatë të cilit ka vizituar 17 dioqeza. Sot, Kisha Orthodhokse Ruse numëron në territoret e ish-BS më shumë se 14 000 famulli dhe 213 manastire, me rreth 12 000 priftërinj.

Francë

Në Paris funksionon prej 17 vjetësh Instituti i Teologjisë Orthodhokse, me rreth 50 studentë të rregullt, nga 15 vende të ndryshme. Ata ndjekin mësimet për liçencë mësimdhënieje apo përgatisin doktoratat. Një formim me korrespondencë propozon një cikël komplet studimesh, të ndarë në tre shkallë. Në të janë të regjistruar rreth 300 vetë. Gjithashtu, Instituti ka ngritur në këmbë me 1993 një grup refleksioni për jetën profesionale dhe angazhimin eklesial, i cili mblidhet çdo muaj.

Bjellorusi

Kohët e fundit u zhvillua në Minsk kongresi i vëllazërimeve të rinisë orthodhokse bjelloruse, në prezencë të metropolitit Filaret, Eksark patriarkal në Bjellorusi.

Rreth 60 delegatë, në përfaqësim të 14 vëllazërive të rinisë orthodhokse, diskutuan rreth rolit të orthodhoksisë në historinë dhe shoqërinë bjelloruse bashkëkohore dhe për rrugët e afrimit me ekumenizmin.

Marrë nga buletini i “SOP”