Indi
Sulme gjatë Pashkëve kundër të krishterëve
Si zakonisht gjatë festave fetare të krishtera, në Indi pati mjaft sulme e dhunime të të krishterëve nga nacionalistët indu, të mbështetur shpesh edhe nga organizmat shtetërorë, lokalë dhe policia.
Ngjarje të tilla pati në disa shtete, si në Karnataka dhe Andhra Pradesh. Në të gjitha këto raste pjesëtarë të grupeve ultranacionaliste kanë sul- muar, dhunuar të krishterët, shkatërruar e dëmtuar kisha e prona të tyre. Ndërsa forcat e rendit, megjithëse dihej mirë kush ishin agresorët, janë mjaftuar vetëm të regjistrojnë se autorët janë të paditur. Presidenti i Këshillit të Përgjithshëm të të Krishterëve të Indisë ka denoncuar një klimë terrori për minorancën e krishterë, që është theksuar shumë në vitet e fundit. Në Indinë e kastave, për minorancat e përjashtuara, si dalitët, krishterimi është edhe një çlirim social, që u jep dinjitetin e mohuar për t’u ndjerë të barabartë me pjesën tjetër të popullsisë.