EmailFacebookKontakt

Imzot Noli për përkthimet tij

Librë e Shërbesave të Shënta të Kishës Orthodoxe kthyer nga gërqishtja prej priftit orthodox Fan S. Noli, Boston, Mass. 1909

Parathënje

“…Me të kthyer të kësaj libre u-përpoqa të mos largohem nga texti gërqisht dhe besoj që u dhashë Shqiptarëve një kthim exakt të lutjeve të kishës Orthodhokse. Natyrisht, nukë munt të mbetesha i kënaqur nga kthimet e vietëra të atdhetarit të shkëlqyër Z.K. Kristoforid, dhe u-përpoqa t’i ndreq ato që hynë në këtë librë pas përparimit që ka bërë gjuha shqipe që nga koh’e tij, pa mohuar që pun’e tij qe një ndihmë dhe themeli për mua….”

Uratore e Kishës Orthodhokse
E përktheu Imzot Fan S. Noli
E botoj Peshkopata e Amerikës
Boston, Mass. 1941

Parathënie

…Nga ana tjetër, edhe Shërbesat, që janë botuar më pare, ribotohen këtu të ndrequra dhe të përmirësuara. Disa prej Uratave janë shkurtuar, dhe disa këndime janë lënë jashtë jo vetëm për të kursyer harxhet, po më tepër nga shkaku që ato figurojnë vetëm në librat, edhe kurrë nuk këndohen. Troparet e Përshembëllta (Prosomia) janë kthyer jo në një mënyrë literale, po si vjersha pas rithmit të tyre…

Krerntore e Kishës Orthodokse
E përktheu Imzot Fan S. Noli
E botoj Peshkopata e Amerikës
Boston Mass. 1947

…Përkthimin e kemi bërë lirisht, pas kuptimit dhe jo fjalë pas fjale, nga greqishtja me përjashtimin e këndimeve të Shën Kozmait te Etolarit, te cilat i parafrazuam nga versioni Shqip i Kryehirësisë Tij, Imzot Kristofor Kisi, Kryepeshkopit të Shqipërisë. Një pjesë e madhe e këtyre Tropareve botohen këtu për herën e parë. Që të gjitha këndimet, që janë botuar më parë, dalin tani në dritë të revizuara…

Libri i Shërbesave të Shenjta të Kishës Orthodhokse i rishqyrtuar dhe i plotësuar është botuar edhe nga vetë Peshkopata Orthodhokse shqiptare e Amerikës:

Mesha Hyjnore e Atit tonë ndër shenjtorët Joan Gojartit

Prej: Libër Shërbesave të Shenjta të Kishës Orthodhokse i Rishqyrtuar dhe i Plotësuar Botohet me Bekimin dhe Aprovimin e Sinodhit të Shenjtë të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Tiranë, 1961.
E botoj Peshkopata Ortodokse shqiptare e Amerikës Boston, Massachusttes 1991.