IKONOSTASI IKISHËS SË SHËN GJERGJIT, LIBOFSHË
PËRSËRI BËHET OBJEKT VJEDHJEJE
PREZANTIM
I SHKURTËR I VLERAVE
Kisha ngrihet jashtë vendbani-
mit të fshatit Libofshë dhe kurorë-
zon majën e një ngritjeje kodrinore
të terrenit, duke krijuar theksimin
kryesor në siluetën e shtrirë të fsha
tit. Përreth kishës ndodhen varre-
zat e vjetra të fshatit.
Kisha e Shën Gjergjit është
përfaqësuese tipike e një varianti
të veçantë ndërtimesh kishtare i
përhapur në krahinën e Myzeqesë
gjatë gjysmës së dytë të shek. 18
dhe fillimit të shek. 19. Ajo përbë-
het nga naosi i lartë në qendër, i
cili rrethohet nga hajate të mbyllura
në tri anë dhe nga kulla e lartë e
kambanores. Naosi ndahet nga dy
radhë kolonash druri në tre nefe,
të cilat mbulohen me tavane druri.
Në çiftin lindor të kolonave mbësh-
tetet ikonostasi prej druri të gdhe-
ndur. Nga hajatet e mbyllura që e
rrethojnë naosin, pjesa perëndimo-
re është më e gjerë dhe lot rolin e
narteksit. Kjo pjesë paraprihet nga
një hajat i hapur.
Në qendër të pamjes perëndi-
more ngrihej kulla e lartë e kamba
nores, e cila ishte ndërtuar në një
kohë më të vonë.
Muratura e kishës është e ndër-
tuar me gurë shtufi, ndërsa ajo e haja-
teve është e dobët, e ndërtuar me ske-
let druri dhe e mbushur me gurë të
lidhur me 1 laç balte. Në pamjen li-
ndore spikat apsida, e ndërtuar bu-
kur me blloqe të gdhendur guri gël-
qeror dhe e zbukuruar me një har-
kadë të verbët. Vende-vende në mu-
raturë janë murosur fragmente
arkitektoniko-dekorative antike, siç
duket të marra nga Apollonia ose
qendrat e tjera antike të krahinës.
Sipas mbishkrimit, kisha është
e ndërtuar në vitin 1776 dhe është
pikturuar në vitin 1782 nga piktor
Konstandini dhe i biri Terpua nga fa-
milja e njohur korçare e Zografëve.
NDËRHYRJET RESTAURUESE
Ndërhyrjet restauruese u për-
qendman kryesisht në konsolidimin
e strukturave konstruktive të dëm-
tuara, në shmangien e shkaqeve të
jashtme që kanë sjellë dëmtime, si
dhe rindërtimin e elementeve për-
bërëse që mungojnë:
• Rindërtimi i kambanores, si
simbol jo vetëm i kishës, por edhe i
rimëkëmbjes së besimit fetar, u
konsiderua në këtë rast si ndërhyrje
e drejtë. Rindërtimi u bë sipas
dokumentacionit grafik dhe
fotografik ekzistues.
• U rindërtuan çatitë e naosit
dhe të hajateve
• U ul niveli i dherave në anët
veriore, lindore dhe jugore dhe u
ndërtuan mure mbajtëse betoni për
të mbajtur presionin e dherave në
këto anë.
• U konsolidua muratura e dobët
e hajateve.
• U rindërtua hajati i hapur në
pamjen perëndimore.
• U ripërtërit dyshemeja me tulla
e naosit dhe e hajateve.
• U konservua tavani dekorativ
i naosit.
• U morën masa konservuese
në pikturën murale.
• U bë sistemimi i territorit etj.
VJEDHJET DHE DEMTIMET
E IKONOSTASIT
Në datën 21 tetor duke gdhirë
data 22 në kishë kanë hyrë keq-
bërësit, të cilët duke thyer derën e
hajatit dhe derën e naosit kanë
çmontuar thuajse të gjithë ikono-
stasin, duke e bërë gati për ta
marrë. Por nga rrethana të panjo-
hura ata kanë arritur të marrin një
tambur dekorativ, i cili ishte pjesë
e hapësirës së fundit në krahun e
djathtë të ikonostasit si dhe dy
pjesë të sipërme të kolonave deko-
rati ve të cilat mungonin. Një vjedhje
tjetër e këtij ikonostasi është bërë
në janar të këtij viti dhe u konsta-
tuan të vjedhura një pjesë e harkut
tek dera e bukur si dhe 2 pjesë të
zemrave (tamburatove) nën ikonat
e mëdha. Në bazë të informacio-
neve dhe arkivave që kemi ikono
stasi i kësaj kishe është vjedhur
edhe herë të tjera më parë.
Ikonostasi për të cilin po flasim
po zhvishet gradualisht dhe kjo
kishë po humbet vlerat e saj unike
dhe të papërsëritshme. Mendojmë
që të përdorim të gjithë instru
mental e mundshëm për të zgjidhur
probleme të tilla që ndodhin kohë
mbas kohe në kishat-monumente
kulture.
Kisha e Shën Gjergjit është një
bazilikë pasbizantine tipike për
zonën e Myzeqesë. Në ligjin për
trashëgiminë kulturore kjo kishë
është klasifikuar si monument
kulture në rrethin e Fierit dhe
mbrohet nga shteti që nga viti 1963.
E pajisur me të gjitha elementet e
saj (naosi, hajati, narteksi, kamba-
norja) është një përfaqësuese e
denjë e arkitekturës pasbizantine.
Është e pamundur që të biesh
në nivelin e hajdutëve dhe trafika-
ntëve të veprave të artit që të vlerë-
sosh nga ana monetare vjedhjet që
janë bërë kohët e fundit në këtë
kishë. Ajo zë një vend të rëndë-
sishëm në trashëgiminë kulturore
të Shqipërisë, kështu që grabitësit
duhet të ngarkohen penalisht jo
vetëm për vjedhjen materiale, por
edhe për dëmin shpirtëror që i bëhet
komunitetit orthodhoks si dhe dëmi
i pakrahasueshëm në vlerë mone
tare që i bëhet trashëgimisë sonë
kulturore.
Për Bërthamën
e Trashëgimisë Kulturore
Ark. Joan Stratobërdha