IKONOM AT ANDON LASKA
Ka lindur në fshatin Vanar
të Komunës Libofshë, të
rrethit Fier, më 1901. Mësi-
met fillore i ka marrë në Li-
bofshë, gjysmë të mesme i ka
marrë në manastirin e Arde-
nicës në greqisht dhe pas
këtyre ka kryer gjimnazin
“Zosimea” të Janinës, ku ra në
kontakt dhe studioi litera-
turën biblike nëpërmjet
shkollës hieratike “Vella –
– Janinë”.
Në fshat ka gëzuar respe-
ktin e të gjithëve dhe si njeri i
arsimuar ka dhënë një kontri-
but të veçantë në edukimin e
ndjenjave patriotike dhe të
besimit orthodhoks nëpërmjet
bisedave, takimeve, kremti-
meve në kishë, familje etj., për
t’u treguar njerëzve rrugën e
vërtetë, për t’i bërë krenarë
për besimin Orthodhoks, – për
t’i bërë misionarë në të
vërtetën me Krishtin, rreza-
tues të mirësisë. Me pasion
kryente detyrën e psalit, sa
me zërin e tij melodioz, aq
edhe me qëndrimin e tij res-
pektues, edukues ndaj besim-
tarëve. Gjatë kësaj periudhe
shoqëronte Ikonom At Aleks
Dokën në të gjitha shërbesat
fetare edhe në fshatrat e tjerë,
gjë që ndikoi shumë në punën
e tij pasardhëse.
Në vitin 1945, me kërke-
sën shumë këmbëngulëse të
besimtarëve u dorëzua prift
dhe shërbeu për disa vjet në
kishën e Vanarit, ku përfshi-
heshin disa fshatra, si: Vana-
ri, Daullas, Rrungaje, Gogo-
las, Bitaj etj. Gjatë vepri-
mtarisë së tij u karakterizua
nga thjeshtësia, devotshmëria
ndaj Kishës, dashuria e ma-
dhe për Zotin tonë lisu Krisht
dhe u bë shembull i shkëlqyer
1 shpirtit orthodhoks. Në këtë
mënyrë mundi të tërheqë në
besimin orthodhoks të më-
dhenj e të vegjël. Me gadish-
mërinë e tij, me respektin, me
Qalën e Perëndisë në gojë, bëri
që besimtarët të jetojnë me
Kishën, me trupin e Krishtit.
I gjendur në çdo familje, në
gëzime e hidhërime, në të
gjitha shërbesat fetare, u bë
si pjesëtari tyre.
Në vitin 1958 u emërua në
kishën e Lushnjës dhe kry
ente detyrën e zv. Mitropolitit.
Këtu merr edhe titullin
Ikonom. Edhe sot besimtarët
lushnjarë e kujtojnë me
respekt të madh At Ikonom
Andon Laskën për devot-
shmërinë, për shërbesat në
kishë dhe familje me ko-
mpetencë dhe pasion të madh,
për thjeshtësinë, urtësinë
shpresëtar – shembull për
njerëzit.
Për t’u theksuar është mi-
qësia që kishte me episkopin
e internuar në manastirin e
Ardenicës, Irine Banushin.
Në këtë manastir meshonte
vetëm Ikonom Laska. Dita e
meshës për të dy miqtë ishte
dita e gëzimit.
Mbasi mbaronte ceremo-
nia, kuvendonin për probleme
të ndryshme me besimtarët
që gëzonin një respekt të
madh. Ikonom At Andon
Laska asnjëherë nuk u pajtua
me dënimin e mikut të tij, por
mundohej gjithmonë ta traj-
tojnë mirë, duke ja siguruar
çdo nevojë nga Lushnja. Disa
herë ka ndërhyrë pranë or-
ganeve për t’a lenë të lirë si i
pafajshëm. Por, çdo kërkesë
binte në vesh të shurdhit.
Megjithatë, Ikonom Laska
mundohej t’i lehtësonte
dhimbjen.
Në vitin 1962 transformo-
het në kishën e Shën Gjergjit
të Fierit. Edhe këtu u kara
kterizua nga përkushtimi në
punë, sa la mbresa të pashly-
eshme tek besimtarët fierakë.
Ata shikonin në shërbesat e
tij, në kishë e familje, nje
përsosmëri, sa i bënte të je-
tonin me Kishën, me Zotin
Krisht, me Zotin, Perëndia
ynë.
Kohët e fundit, me gjithë
se shëndeti po e mundonte,
punonte me vendosmëri dhe
këmbëngulje dhe thoshte: “Do
t’i shërbej Zotit deri në fund
të jetës, do t’i falem Perëndisë
sime, sa të jem gjallë”.
Vdiq më 1964, me emrin e
Perëndisë në gojë, me emrin
e Zotit Krisht.
I përjetshëm qoftë kujtimi
i tij.
Rrapi Bardhi, Fier