EmailFacebookKontakt

Ikonografi Tërpo Zografi

Vëllezërit Kostandin dhe
Athanas Zografi, mjeshtërinë e
tyre ia kaluan bijve të tyre. Ko-
nstandini kishte djalë Tërpon,
ndërsa Athanasi Efthimin, të
dy piktorë të njohur të shek.
XVIII-XIX. Prej Efthimit sot na
kanë mbërritur vetëm dy iko­
na, njëra me përmasa të konsi-
derueshme, e cila mban datën
13 mars 1800, ndërsa tjetra
është me origjinë nga fshati
Rëmbec (Korçë), të dyja ndo-
dhen në fondin e Muzeut të
Artit Mesjetar në Korçë.
Prej Tërpos kemi një tra-
shëgimi më të nlotë dhe më të
gjerë. Për herë të parë peneli i
tij shfaqet në pikturën kishtare
shqiptare më 6 mars 1782, në
kishën e Shën Gjergjit në
Libofshë të Fierit, ku ka punu-
ar së bashku me të atin Konsta-
ndinin.
Më 9 shtator 1792, ka piktu-
ruar i vetëm kishën e Shën Ko-
nstandinit dhe Elenës në Kon­
das të Beratit. Më 15 mars për-
fundon afresket e kishës Fjetja
e Shën Marisë në fshatin Vodicë
të Beratit. Më 1806 punon në
pikturimin e afreskeve të
kishës së Shën Marisë në Lu-
bonjë (Korçë), një prej veprave
më të mira dhe më të plota të
dala nga peneli i tij. Me interes
historik është mbishkrimi mbi
hyrjen e derës së kësaj kishe,
ku midis të dhënave të zakon-
shme shënon: “U ngrit ky tem-
pull mbi themelet e një më të
vjetri, që ish ndërtuar më
1015”, pra na jep të dhëna se
në Lubonjë ka pasur një kishë
të shek. XI, një nga më të vje-
trat në rajonin e Korçës. Nga
mbishkrimi i Tërpos nënku-
ptohet se kjo kishë e vjetër ka
pasur edhe mbishkrimin, ku
shënohej viti i ndërtimit të saj.
Më 1802 dhe përsëri në vitin
1818, pikturoi ikona dhe iko-
nostasin e Shën Konstandinit
në malin e Drenovës. Më 1804
pikturoi tri ikona për kishën e
Shën Gjergjit në Plasë të Kor-
çës. Më 1806 pikturoi parakli-
sin e varrit të Shën Naumit në
Manastirin me të njëjtin emër
afër Pogradecit, që është dhe
vepra më e mirë e dalë nga
peneli i tij. Në skenat e paraqi-
tura në të, duket se Tërpoja i
njeh mirë bëmat (mrekullitë) e
këtij shenjti sllav shumë të njo­
hur në trevën e Korçës, të cilat
Ikonografi Tërpo Zografi
me sa duket, ai i ka nxjerrë prej
shërbesave të shenjtit, botuar
njëra në Venedik, më 1696 dhe
tjetra në Voskopojë, në shty-
pshkronjën e qytetit, më 1742.
Më 1807 pikturon një ikonë
të Shën Gjergjit, për kishën e
Shën Kollit në fshatin Skrime.
Po më 1807 pikturon përsëri
një ikonë për kishën e fshatit
Shamoll (Korçë). Më 1808
punon £ër afresket e kishës së
Shën e Premtes në qytetin e Pë-
rmetit. Nga ky vit deri më 1818
gjurmët e Tërpos nuk i hasim
asgjëkundi. Po në këtë vit, ai
pikturoi në Shën Kostandinin
e Drenovës, si edhe një ikonë
tjetër për kishën e Shën Marisë
të Vodicës-Kolonjë. Vepra e
fundit që njohim prej tij është
ikona e Krishtit, punuar për ki-
shën e Shën Kollit të fshatit
Zhej (Zagori-Gjirokastër). Nga
të dhënat që disponohen deri
më sot, veprimtaria e Tërpos
varion nga viti 1782 (Libofshë-
Fier) dhe përfundon më 1819
(Zhej-Zagori). Pra, Tërpoja ka
qenë piktor i njohur për këtë
periudhë kohe 37-vjeçare.
Ai ëshë piktori më i talent-
uar dhe më produktiv i kësaj
periudhe. Paraqitet si njohës i

thellë i historisë kishtare dhe i
teknikës së pikturimit. Ka pi-
kturuar me vërtetësi dhe aftësi
profesionale në fushën e artit
kishtar, në afreskografi dhe
ikonografi. Deri në vitet e fu­
ndit në familjen e njohur të
Zografëve në Korçë, pasardhëse
direkte e piktorëve mesjetarë
shqiptarë, ruhej një kodik i
vjetër i mbajtur nga pjesëtarët
e kësaj familjeje, ku në faqen e
dytë të tij, vetë Tërpoja me do-
rën e tij jep këto të dhëna jetë-
shkrimore të familjes së tij.
“Më 1781 nëntor 29, u mar-
tua Tërpo Zografi. Më 1888
vdiq në Negozhd (Greqi), Ko­
standin Mihai Zografi (babai i
Tërpos)”. Nga kjo e dhënë del
se babai i piktorëve Kostandin
dhe Athanas Zografi quhej
Mihai… Më 1835 korrik 20 u
vra Kostandin Tërpo Zografi në
udhën e Prilepit, te hani i Ba-
bunës…
Nga këto të dhëna bëhet e
ditur se deri në vitin 1835 Tër-
poja është ende gjallë, duke
marrë parasysh se ai shfaqet në
fushën e pikturës kishtare
shqiptare, më 1782, kur të
paktën duhet të ishte jo më
shumë se 20-vjeçar. Ai duhet të

ketë lindur në Korçë rreth vit it
1760 dhe ka vdekur mbas vitit
1835. Tërpoja ka pasur katër
djem, Dhimitrin, Kostandinin,
Anastasin dhe Pandeliun. n -a
të cilët traditën e Zografi । – e
kanë vazhduar Kostandi η ι Ή x *
Pandeliu.
Është me interes të she/ ;
më se nga kjo familje prej In- s
femërore rrjedh edhe pikh i. i
njohur në Evropë dhe Am/- -1
kën Latine Anastas Ta hL·).
djali i patriotit Athanas T; / ·! i G >
dhe vëllai i sopranos së sl । < [ a 1 1 shqiptare Tefta Tashko K >. o
Nedai Thëlinm
(Marrë nga “Tempulli” ι11 ‘b
Tempul L
REViSIE PERIODIKE KULTURORF.