Vëzhgim
Ikonat e krijuara për t’u falur besimtarët,
vazhdojnë të shëtisin rrugëve të Evropës
Kemi shkruar edhe më parë për
vlerat orthodhokse, të cilat u rrë-
mbyen dhunshëm nga regjimi ateist
komunist dhe që këmbëngulet me
kokëfortësi që të mos i kthehen pro-
nqrit të ligjshëm – Komunitetit Or-
thodhoks. Ato jo vetëm nuk kthehen,
por përdoren si të ishin vepra të za-
konshme arti, pa pasur as respektin
minimal për vlerat shpirtërore që ato
kanë për besimtarët. Dhe më tej, ato
përdoren si t’i dojë qejfi organeve
shtetërore, pa u konsultuar kurrë me
Kishën Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë.
Kështu, së fundi, një grup prej
80 ikonash të rralla, të Nikolla
Onufrit, Onufer Qipriotit, Joan Çe-
tirit, Konstandin Jeromonakut etj.,
kanë marrë rrugën e Italisë, ku do
të qëndrojnë të ekspozuara deri në
dhjetor, për të vazhduar më pas me
nuk dihet ç’tjetër destinacion. Pasi
brodhën nëpër Gjermani, nuk me-
rret vesh se kur ato do të rikthehen
në Shqipëri, duke lënë vend për
shqetësimin e mundësisë që me to
të abuzohet.
Ka dhe një aspekt tjetër, shqe-
tësues, se në prezantimin e tyre
përpara publikut evropian, përdo-
ren lloj-lloj përcaktimesh, porkurrë
nuk gjen fjalën orthodhoks, duke
dëshmuar një tendeciozitet anakro-
nik. Madje, për këtë trashëgimi të
krijuar nga besimi orthodhoks, që
ruan vazhdimësinë e vitalitetin e tij
në Shqipëri prej 2 mijë vjetësh, dë-
gjon të flitet me terma, që të krijoj-
në përshtypje se ato i përkasin ve-
tëm historisë. Për më tepër, në këto
veprimtari nuk merret as mundimi
të ftohet ndonjë përfaqësues i
Kishës…
Ka ardhur koha, edhe në kua-
drin e ligjeve në diskutim për zgji-
dhjen e problemit të pronave, që
të merret në konsideratë jo vetëm
trashëgimia në toka, por edhe ajo
shpirtërore, e formuar në shekuj,
jo më pak e rëndësishme se e para,
mbi të cilën të drejtat janë madje
edhe më të mëdha, sepse përveç
aspektit financiar, kanë edhe
dimensionin e besimit të thellë e të
patundur orthodhoks.
T.