Ikona e Kryqëzimit
“Sepse Perëndia e
deshi aq botën, sa dha Bi
rin e ti të Vetëmlindurin, që
kushdo që beson në Të të
mos humbasë, por të ketë
jetë të përjetëshme”.
(Joani 3:16)
Në Sinaksarin e kësaj
dite thuhet: “Të Premten e
Madhe kujtojmë pësimet e
Shpëtimtarit tonë, Zotit
lisu Krisht dhe Kujtojmë
pështytjet, shuplakat, rra-
hjet, sharjet, përqeshjet,
rrobën e kuqe, kallamin,
sfungjerin, uthullën, gozh-
dët, shtizën dhe mbi të gji-
tha, Kryqin dhe vdekjen, të
cilat duroi duke dashur.”
Gjatë këtyre pësime-
ve, natyra njerëzore e lisuit
do provonte sprovat më të
vështira, dhimbjet më të
tmerrshme, ndërsa natyra
hyjnore e Tij, do të mbetej
përgjithmonë e qëndrue-
shme, brenda një qetësie të
përkryer. lisui vetësakrifi-
kohet me dashje: “askush
nuk ka dashuri më të ma
dhe nga kjo: të japë jetën e
vet për miqtë e tij. ” (9 Joani
15:13). Mund të themi, se
dashuria më e madhe arrin
kulmin me kryqëzimin për
mëkatet e njerëzimit. “Sep
se Perëndia e deshi aq bo-
tën, sa dha Birin e Tij të Ve-
tëmlindurin, që kushdo që
beson në të të mos humba-
së, por të ketë jetë të përje-
tëshme.” (Joani 3:16).
Në ikonën e Kryqëzi-
mit, në qendër shohim Zo-
tin e Kryqëzuar, të mbë-
shtjellë me një rrobë të
bardhë në mesin e Tij. Ai
paraqitet i pajetë, me sy të
mbyllur, me kryet të anuar
nga e djathta. Koka e Tij
është e kthyer nga ata që
gjendeshin aty në çastin e
kryqëzimit, nga ata që e
deshën dhe nga ata që thi-
rrën “kryqëzojeni”. Sytë e
Tij janë të mbyllur dhe
gjaku i rrjedh nga balli,
nga duart dhe nga brinj a e
shpuar. Në rrëketë e gja-
kut të të kryqëzuarit vë-
shtrimi ynë dallon Perë-
ndinë Triadike e Golgo-
thaja kthehet në Theofani.
lisu Krishti mbetet fi-
timtar, jo vetëm për faktin
se u kryqëzua, por nga që-
llimi për të cilin kjo u krye.
Rrëketë e gjakut kullojnë
nga duart, këmbët e më
pas njomin drurin e Kry-
qit. Kryqi i Zotit është i ve-
ndosur në shkëmbijtë e
Golgothasë, ku në një zga-
vër poshtë tij ikonografi or-
thodhoks na paraqet një
kafkë, mbi të cilën pikon
gjaku i Tij. Eshtë kafka e
Adamit, që sipas Traditës,
vdiq dhe u varros aty.
Duart e Tij janë të
shtrira në Kryq, me pëllë-
mbët e hapura, si të jetë,
duke u lutur. Duket qartë,
se me pësimin e Tij, Krishti
paqtoi njeriun me Perë-
ndinë. Dhe kështu, Kryqi
përmbledh planin e Perë-
ndisë për mbarë botën. Me
dimensionin vertikal, Ai
bashkon tokën me qiellin,
ndërsa me atë horizontal
përqafon të gjithë njerëzit.
Djathtas Kryqit qën-
dron Perëndilindësja, së
bashku me gratë miropru-
rëse. Ajo qëndron në kë-
mbë dhe me njërën dorë të
mbështetur në faqe. Vajti-
mi i Saj është i papërmba-
jtshëm, e megjithatë, ka
besim të plotë në hyjninë e
të Birit. Për këtë Shkurto-
rja e të Premtes së Zezë na
kujton: “Kur e pa Maria
mbi drurin, thoshte: “Ndo-
nëse u kryqëzove, Ti je Biri
im dhe Perëndia im”.
Në anën tjetër të Kry
qit vërejmë Joanin. Me ko-
kën e përulur dhe fytyrën
e dërrmuar nga dhimbja,
merr pjesë në dramën hyj
nore të kryqëzimit.
Pas Joanit shohim
kryeqindëshin Longini, i
cili drejtoi kryqëzimin,me
veshjen e tij ushtarake.
Prania dhe mënyra e pa-
raqitjes së tij në ikonë janë
mjaft domethënëse. Ai
është dëshmitar okular i
kryqëzimit e megjithëse i
huaj, emocionohet e mallë-
ngjehet nga Hyjnia e Zotit.
Ishte fare pranë kryqit dhe
dëgjoi Atë të lutet: “O Atë,
fall ata, se nuk dinë se ç’bë-
jnë”. Kryeqindëshi pyeti
veten: “Unë e kryqëzova
dhe ai lutet për mua dhe
më fal?” E në atë çast, toka
u lëkund dhe shkëmbijtë
plasën. Kryeqindëshi dhe
ushtarët e tij, kur panë
tërmetin, thanë: “Me të
vërtetë ky ishte Biri i
Perëndisë” (Mattheu 27:
51). Por, një tërmet dhe më
i fuqishëm tronditi shpir-
tin e Longinit dhe e ktheu
në predikues të Krishtit.
Në ikonë paraqiten
edhe muret e Jerusalemit.
Eshtë pikërisht Jeruzale-
mi i Ri, që u ndriçua më
dritën e Krishtit, ashtu siç
na e paraqesin edhe Him-
net e Pashkës: “Ndriçohu,
ndriçohu, o Jeruzalem i ri,
se lavdia e Zotit përmbi ty
ka lindur sot…”.
A.