caktuar, Perëndia dërgoi birin e
vet, që lindi prej gruaje dhe i
nështrohet ligjit, për t’i çliruar të
gjithë ata, që ishin nën pushtetin
e ligjit, që ne të bëhemi fëmijë të
Perëndisë” (Galat. 4,4-5). Me kë-
to fjalë të Apostull Pavlit drejtu-
ar Galatianëve, fillon këndimi i
Apostullit gjatë Liturgjisë Hyjno-
re në ditën e Krishtlindjeve.
Mesia, Biri dhe Fjala e Perëndi-
së, për të cilin Perëndia kishte
premtuar se do ta dërgonte tek
njerëzit, dhe për të cilin kishin
profetizuar profetët e Izraelit
“mori trup dhe erdhi në mes to-
në”. Këtë, pra, trupëzimin e Zotit
tonë lisu Krisht, kremton Kisha
jonë ditën e Krishtlindjeve.
Ikona që na jep këtë të kremte,
mbështetet mbi dëshmitë e
Shkrimit të Shenjtë dhe në Tra-
ditën e Shenjtë të Kishës. Ikono-
grafi Orthodhoks, duke qenë be-
snik në dogmat dhe në Traditën
e Kishës, i ndërthur personat me
pamjet e tjera të ikonës, për të
arritur dy qëllime: Para së gji-
thash, duhet të duket qartë na-
tyra Hyjnjerëzore e Krishtit dhe,
së dyti, të paraqesë festimin pa-
nagjirit të qiellit e të dheut. Lav-
dërimi i botës qiellore dhe mirë-
njohja e asaj tokësore për ngjar-
jen e lindjes së Krishtit janë të
dukshme në ikonë, ku e gjithë
krijesa lavdëron: “Lavdi Perëndi-
së, që është në më të lartat dhe
në dhenë paqe, dhe mbi njerëzit
mirëdashje”.
Sipas dëshmisë që na jep Un-
gjillor Lluka, e Tërëshenjta, kur
shkoi në Betlehem së bashku me
Josifin, për regjistrim, rrugës Ajo
lindi djalë. Të parëlindurin e
mbështolli me rripa stofi dhe e
shtriu në një grazhd, se nuk ki
shin gjetur strehë tjetër. Grazhdi
na paraqitet në ikonë brenda një
shpelle të errët. Për lindjen e
Zotit në shpellë na japin mjaft
dëshmi shkrimtarët e vjetër
kishtarë, si Justini, Origjeni etj.
Ikonografi Orthodhoks e paraqet
shpellën të errët në ikonë, për të
simbolizuar errësirën që kishte
mbuluar botën e atëhershme, të
nxirë nga mëkati. Brenda gra-
zhdit paraqitet foshnja, e mbë-
shtjellë me rripa stofi dhe e ndri-
çuar nga drita e yllit, që bie mbi
“Dhe lindi birin e saj
të parëlindur, dhe e
mbështolli në shpër-
gënj, dhe e vari në
grazhd, sepse nuk ki
shte vend për ta në bu-
jtinë.”
£uk. 2:7
të. Këtu duket qartë natyra Hy-
jnore e Tij, e cila tashmë bëhet e
dukshme, duke u trupëzuar për
hirin e njerëzimit. Brenda në
shpellë, mbas grazhdit ikona na
paraqet një ka dhe një gomar.
Ikonografi në këtë rast është i
frymëzuar nga profecia e Isaisë:
“Kau e njeh pronarin e tij, edhe
gomari grazhdin e pronarit të tij.
Por, Izraeli nuk do ta kuptojë se
kujt i takon”.
Përveç paraqitjeve ëngjëllore
dhe njerëzore, ikona na paraqet
edhe pasazhe nga bota bimore
dhe e kafshëve, me simbolikën,
se të gjitha krijesat duhet të gë-
zohen për lindjen e Shpëtimtarit.
Hyjlindësja, si nëna e Perëndi-
së zë një vend qendror në ikonë.
E shohim jashtë shpellës, të gju-
njëzuar e me duart e kryqë-
zuara, duke iu falur foshnjës. Fa-
Ija e saj ka karakter lavdërues e
na jep të kuptojmë se edhe Hyjli-
ndësja i falet Krishtit. Qëndrimi
i Hyjlindëses është i lirshëm, për
të pranuar mungesën e dhimbje-
ve, e vazhdimisht tregon për li
ndjen e virgjër dhe për origjinën
hyjnore të foshnjës.
Në ikonë paraqiten edhe en-
gjëjt e magët. Njëri nga engjëjt,
sipas tregimit të Biblës është,
duke u njoftuar barinjve ngjarjen
e gëzueshme të lindjes. Engjëjt
e tjerë, duke parë yllin lavdërojnë:
“Lavdi Perëndisë në më të lartat.”
Në pjesën e sipërme të ikonës,
në të djathtë të shpellës para
qiten tre magët, që i sjellin dhu-
ratat Krishtit të porsalindur.
Magët përfaqësojnë idhujtarët,
ndërsa barinjtë botën judaike.
Magët jepen në ikonë në mosha
të ndryshme e me këtë na japin të
kuptojmë se Krishti, i Cili është
“Drita e vërtetë”, erdhi të ndriçojë
mbarë njerëzimin, pavarësisht
nga mosha e pozicioni shoqëror.
Në pjesën e poshtme të ikonës,
majtas paraqitet Josifi, duke u
menduar. Kjo pamje e fytyrës na
tregon jo vetëm dramën e tij per
sonale, por edhe dramën e gjithë
gjinisë njerëzore, dhe është pi-
kërisht vështirësia njerëzore për
të kuptuar e pranura atë që është
“mbi logjikën e mendimin“, pra
njerizimin e Perëndisë.
Përgatiti Andrea Llukani
Shën Josifi apo Herodi: Cili prej tyre jemi?