EmailFacebookKontakt

Ikona e Darkës Mistike dhe mashtrimi i një romani

Kohët e fundit në duart e lexuesit qarkulllon libri me titull “Kodi i da Vinçit”. Në të shkruhet se Darka Mistike e da Vinçit paraqet midis apostujve edhe një grua. Kjo është tërësisht e pavërtetë.

Ajo nuk paraqet një grua; rrobat e asaj periudhe nuk krahasohen me konceptin e sotëm. Por, edhe sikur da Vinçi të kishte pikturuar një femër, mjafton thjesht të mendojmë se deri në kohën kur ai jetoi asnjë nga mijëra ikonat e Darkës Mistike (mbase miliona), nuk për- mbante një femër (madje, kjo nuk është vërtetuar as për këtë afresk të njohur). As pas da Vinçit!… Tjetër gjë është shkenca (e historisë, e theologjisë) dhe tjetër gjë fantazimet letrare (me përfitime të majme ekonomike). Pa harruar se edhe romanokatolikët nuk lejonin në asnjë mënyrë të cënohej sfera e të shenjtës (kujtojmë inkuizicionin).

Atë Justini