I thjeshtë dhe i dashur nga të gjithë
– Imzot Ignati pritet me shumë ngrohtësi nga familjet orthodhokse beratase –
Hirësia e Tij, Imzot Ignati,
qysh në fillim të fronëzimit si
episkop i Mitropolisë së Shenjtë
të Beratit, Vlorës, Kaninës dhe
të gjithë Myzeqesë, me bekimin
e Perëndisë e miratimin e
Fortlumturisë së Tij Anastasit,
Kryepiskop i Tiranës, Durrësit
dhe i gjithë Shqipërisë, i ka vë-
në vetes si detyrë parësore të
njohë çdo enori e kishë dhe t^u
qëndrojë sa më afër besimta-
rëve orthodhoksë dhe çdo
banori të zonës që mbulon.
Me përkushtim të lartë dhe
me përulësi Perëndie, Ai shë-
rben e studion që nga mëngjesi
e deri në orët e vona të mbrë-
mjes, duke pritur e përcjellë me
dashamirësi klerikë e përfa-
qësues laikë të Dioqezës së vet,
si dhe shumë qytetarë të thje-
shtë e nevojtarë. Si një atë i
dhimbsur, në prag të Pashkës
së Madhe, Hirësia e Tij, duke
siguruar ndihma nga miqtë e
tij të shumtë, ua shpërndau në
radhë të parë të ardhurve nga
Kosova, të varfërve e të sëmu-
rëve etj.
Me thjeshtësinë që e kara-
kterizon gjen kohën e përshta-
tshme për të vizituar familjet
e thjeshta të orthodhoksëve be-
ratas dhe të qytetarëve e fsha-
tarëve të ndryshëm të Mitropo-
lisë sonë.
Kështu, të kremten e Shën
Grigorit bashkë me At Vangjel
Xoxen dhe At Petraq Simsinë i
bëri një vizitë të paharruar
familjes së Kozma Qyranës,
birit të të ndierit At Grigorit,
që ka shëbyer për vite me radhë
në lagjen Goricë.
Pas kësaj vizite, Ai hyn në
shtëpinë e Robert Rikos, që ka
qenë ndër nismëtarët e riçeljes
së kishës të Shën Spiridhonit
dhe epitrop i saj për disa vjet.
Ky besimtar i palëkundur tani
vuan nga një sëmundje e rëndë,
prandaj Imzot Ignati me për-
dëllimin e vet i solli disa ilaçe
dhe ndihma, e bekoi në emër të
Perëndisë, duke i uruar shërim
të shpejtë.
Më 20 maj, ditën e ngjitjes
së Krishtiti në qiell, Imzot
Ignati meshoi në kishën e
profet Ilias bashkë me At
Petraq Simsinë. Besimtarët, që
kishin mbushur kishën, ndoqën
me admirim zërin e kumbue-
shëm e melozioz të bariut tonë
Shpirtëror.
Të nesërmen, Hirësia e Tij
mori rrugën për në kalanë e
Beratit, që të meshonte në ki-
shën e Shën Kostandinit. Rru-
gës, njerëzit i thonin se kisha
Vijon në faqen 10
I thjeshtë dhe i dashur
nga të gjithë
Korçë
Kremtime sipas traditës së pasur
Vijon nga faqja 9
është e vogël dhe do ta
ketë të vështirë mesh-
imin, por Ai me urtësinë
e humorin e vet karakte-
ristik u përgjigjet: “Ki-
sha mund të jetë e vogël
në sipërfaqe, por është e
madhe në misionin e vet,
ashtu siç janë të mëdha
zemrat tona.” Dhe me të
vërtet, në oborrin e saj të
këndshëm u mblodhën
dhjetëra shpresëtarë,
për t’i dëgjuar me shumë
vëmendje predikimin e
Tij, të bërë në gjuhën
shqipe. Pastaj, Hirësia e
Tij bëri vizitë në shtëpi
të besimtarëve, si në atë
të Mihallaq Sonisë dhe
u ndal në vlerat e rralla
të kësaj lagjeje muze.
Nga përshtypjet më
të bukura për Imzot
Ignatin do të mbetet e
hëna e 31 majit, festës së
Shën Trinisë. Qindra
besimtarë, qysh herët në
mëngjes ishin mbledhur
para kishës së Shën
Triadhës, e ndërtuar pa
ra më shumë se 6 she-
kujsh, me një arkitektu-
rë të përkryer të stilit
bizantin. Hirësia e Tij
celebroi së bashku me At
Petraqin dhe në prani të
qindra besimtarëve e më
pas predikoi shqip, duke
thënë ndër të tjera se,
“Sot kremtojmë me ma-
dhështi njërën fytyrë të
Trinisë së Shenjtë; fy-
tyrën e Shpirtit të She-
njtë, që rri pranë Zotit
dhe birit të Tij dhe që të
trija formojnë një të tërë;
ky është misteri më i
madh i fesë orthodho-
kse. Me anën e Shpirtit
të Shenjtë, dërguar nga
Zoti, kryhen të gjitha
mrekullitë në këtë botë,
prandaj duhet ta mbajnë
të pastër figurën tonë
morale, që të mos e la-
rgojmë nga vetja Shpi-
rtin e Shenjtë.”
Edhe këtë herë ky
bari i përulur u ftua me
dashamirësi në familjet
e lagjes. Të parën vizitë
e bëri në shtëpinë e të
ndierit Vasil Zoli (Naço),
ish kujdestarit të kishës
së Shën Triadhës, ku u
prit me çiltërsi nga ba-
shkëshortja e të ndierit
e nga dy vajzat e tij etj.
Hirësia e Tij pas këty-
re takimeve të ngrohta
e të paharruara me besi-
mtarët beratas, premtoi
se në të ardhmen do
shkelë në këmbë të
gjitha rrugët e rrugicat
e këtij qyteti antik dhe
do të meshojë me radhë
në të gjitha kishat e Epi-
skopatës sonë të shenjtë.
Me sjelljen, që-
ndrimin, bujarinë, thje-
shtësinë, diturinë, vu-
llnetin për të studiuar
dhe përkushtimin shpi-
rtëror ndaj Zotit Krisht,
Imzot Iganti ka fituar
dhe po fiton çdo ditë e
më shumë respektin e
dashurinë jo vetëm nga
ana e orthodhoksëve be
ratas, por edhe e të gji-
thë qytetarëve e fsha-
tarëve të Episkopatës
sonë të Shenjtë.
Ilia Zaka