EmailFacebookKontakt

“I rikthyet dinjitet dhe shpresë atyre që ishin mënjanuar e shtypur”

Nga Rev. Dr. Konrad Raiser
“I rikthyet dinjitet dhe
shpresë atyre që ishin
mënjanuar e shtypur”
Fortlumturi,
Dhjetëvjetori i FronëzimitTuaj
si Kryepiskop i Kishës Or ­
thodhokse Autoqefale të Shqi-
përisë, më jep rastin e mirëpritur
që t’ju dërgoj përshëndetje të
ngrohta të Krishtera.
…Në vitin 1992, Ju u Fro-
nëzuat si Primat i Kishës së ri-
ngritur Orthodhokse Auoqefale të
Shqipërisë. Kjo ngjarje dhe ky ve-
ndim shënoi edhe formalisht
startin e një ringjalljeje të jashtë-
zakonshme, pas shumë viteve të
errëta të persekutimit.
Ajo që karakterizon më tepër
jetën dhe dëshminë e Kishës Or ­
thodhokse të Shqipërisë gjatë
kësaj dekade, ka qenë guximi i
Fortlumturisë Suaj për të ndarë
thjesht dashurinë e Krishtit me
gjithë njerëzit, të rinj e të vjetër,
duke i rikthyer dinjitet dhe shpre-
së atyre që ishin mënjanuar e
shtypur.
Në këtë rrugë, në më pak se
dhjetë vjet u rishfaq një kishë e
gjallë, një kishë në të cilën të gjithë
njerëzit janë të vlerësuar dhe kanë
vendin e tyre, një kishë në dialog
metëtjerët, një kishë që shërben
dhe ndriçon gjithë shoqërinë. Ki­
sha Autoqefale e Shqipërisë
mundet për këtë të quhet një kishë
ekumenike autentike, dhe sjell një
dëshmi thelbësore dhe kontribut
për ta ndarë me të gjithë komu-
nitetin ekumenik.
Bashkë me të Krishterët e
Shqipërisë dhe më gjerë, me gji-
thë botën e Krishterë, Këshilli Bo-
tëror i Ki shave falënderon për kë-
të periudhë dhe gëzohet në këtë
përvjetor të rëndësishëm.
Ne, urojmë për Ju Fortlumturi
dhe për gjithë anëtarët e Kishës
së Shqipërisë, për shumë vjet be­
sim, shpresë dhe dëshmi.
Më Krishtin,
Konrad Raiser
Sekretar i Përgjithshëm i
Këshillit Botëror të Kishave