Tiranë, 21.1.2012
I gatshëm për të ndihmuar
në çdo nevojë,
indiferent ndaj mundimeve
dhe hidhërimeve
Fjala e Kryepiskopit Anastas
në hirotoninë e Episkopit të
Amantias, Nathanailit
Fort i shtrenjti im Nathanail,
Episkop i zgjedhur i Amantias,
“Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë” (1Thes. 5:24) E vulosur nga dashuria e Perëndisë ka qenë jeta jote deri tani. Në rini more vendimin për t’iu përkushtuar tërësisht Atij dhe gjete strehë në Malin e Shenjtë. Atje u qethe murg, në La- vrën e Madhe, atje ku në epokat e mëparshme kishte asketizuar shën Joan Kukuzeli nga Durrësi. Studiove në shkollën e Athoniadhës dhe më vonë, me bekimin e drejtuesve të tu, vazh- dove studimet universitare në Fakultetin Theo- logjik të Universitetit “Aristoteli” në Selanik. Asketizëm dhe studim ishin përpjekjet e tua në vitet e rinisë.
Kur në Shqipëri në vitin 1991 u rrëzua sistemi i pamëshirshëm ateist dhe ekzistonte një nevojë e madhe për punëtorë që do të merrnin përsipër kryerjen e veprës apostolike, vrapove i frymë- zuar nga shembulli i hierapostullit dhe murgut të madh, shën Kozma Etolosi dhe erdhe në këtë vend të vuajtur, për të shërbyer në zonat ku ishte martirizuar isapostulli i shenjtë. Gjithë këto vite jeton bashkë me ne, në kushte të vështira, duke punuar pa u lodhur, duke predikuar Ungjillin e shpëtimit në Krishtin, duke ngushëlluar dhe duke mbështetur popullin e vuajtur, duke shenjtëruar besimtarët orthodhoksë me kryerjen e Mistereve të Kishës. I gatshëm për të ndihmuar në çdo nevojë, indiferent ndaj mundimeve dhe hidhë- rimeve.
Duke çmuar besimin, dashurinë, përkushti- min tënd ndaj Kishës së Shqipërisë, Sinodi i Shenjtë pardje, pas propozimit të Këshillit Kle- riko-laik, siç e përcakton Statuti i ri i Kishës sonë, vendosi të të zgjedhë episkop titullar të episkopatës dikur të shkëlqyeshme të Amantias dhe me shërbesë specifike “Mbikëqyrjen e pa- surisë së manastireve” për t’u përkujdesur për shumë manastire të hirshme, që janë shkatërruar nga persekutimi dhe koha.
Leximi nga Apostulli i të kremtes së sotme nënvizon në mënyrë shumë të goditur një anë të rëndësishme të shërbesës episkopale “këshi- lloni të prapët, ngushëlloni zemërlëshuarit, ndih- moni të sëmurët, jini zemërgjerë për të gjithë” (1Thes. 5:14). Rreth nesh ekziston një dobësi dhe rënie e madhe shpirtërore. Kushtet e jetës dhe shoqëria jonë e sekularizuar kanë ftohur besimin e shumë njerëzve. Në çdo epokë, por veçanërisht në epokën e sotme, ne episkopët ftohemi të mbështesim ata që lëkunden, të ngushëllojmë ata që nuk kanë kurajë, duke e fuqizuar besimin e tyre në përkujdesjen e Perëndisë. Disa përkulen përpara sprovave të papritura të sëmundjeve, të skamjes dhe presin nga ne mbështetje konkrete me dashuri dhe respekt për personalitetin e tyre. “Edhe le të teprojë dashuria juaj dhe shumë e më shumë në njohje e në çdo kuptim” (Filip. 1:9).
Por detyra jonë episkopale shpesh është kërkuese. Shumë herë kemi të bëjmë me njerëz të vështirë, që ngulin këmbë në vullnetin e tyre egoist. “Këshilloni të prapët”, na vë si obligim detyra jonë. Nuk kemi të drejtë të heshtim dhe të lëshojmë pe kur shikojmë gjëra të padenja. Jemi të detyruar të bëjmë vërejtje dhe, kur kërkohet, të jemi të rreptë. Por në fund të mos harrojmë: “jini zemërgjerë për të gjithë”. Shpirti i madh, zemërgjerësia, duhet të jetë vula e jetës së Episkopit, ashtu si ai duhet të ndjekë shembu- llin e Zotit tek i Cili nuk ka asnjë të hajë.
Por për asnjë çast nuk duhet të harrojmë përpjekjen tonë të brendshme, mbi të gjitha jetën tonë personale. Dhe në këtë pikë, peri- kopeja nga Apostulli na thotë në mënyrë për- caktuese: “Përherë gëzohuni, pa pushim faluni, për çdo gjë falënderoni” (5:17). Çfarëdo që të
ndodhë, gëzimi nuk duhet të humbasë nga the- llësitë e qenies sonë. “Gjithnjë në falënderim”. Sepse kjo nuk lidhet me kushtet e jashtme të lehtësirave apo të sukseseve, por me praninë ndër ne të Zotit tonë të ngjallur (Matth. 28:20), me përpjekjen që Krishti të jetojë ndër ne sipas shembullittë Pavlit: “S’rroj më unë, po Krishti rron tek unë” (Gal. 2:20).
Dhe e fshehta për këtë ndjesi të vazhdue- shme të pranisë së Perëndisë është “pa pushim lutuni, për çdo gjë falënderoni” (5:16). Këtu ndodhet rrënja e ripërtëritjes sonë të vazhdue- shme, madje edhe kur kushtet e jashtme janë kërcënuese dhe mbytëse. Ky është vullneti i Perëndisë për ne. Shpirti i Shenjtë, të Cilin do ta ftojmë me nxehtësi të veçantë të vijë mbi ty në çastin e hirotonisë sate, nuk duhet të shuhet kurrë në zemrën tënde – “Mos e shuani frymën”. Kështu prania jote do të jetë profetike në zell dhe në durim. Njëkohësisht mendja dhe shpirti ynë kanë si detyrim të mos reshtin së sodituri fundin, “të fundmet”, tek i cili na çon çdo ditë e jetës sonë. Dhe këtu kulmon urimi i ne të gjithëve në këtë çast të madh të jetës sate. Lutemi me fjalët e Apostullit: “Edhe vetë Perëndia i paqes ju shenjtëroftë ju të tërë”. “Edhe u ruajttë e tërë fryma juaj, dhe shpirti, dhe trupi pa të metë në ardhjen e Zotit tonë Jisu Krisht” (1 Thes. 5:23).
Duke shkuar te Krishti me përkushtimin e apostullit Nathanail, emrin e të cilit mban, të atij njeriu me të vërtetë të mirë “tek i cili nuk ka gënjeshtër” (Jn.1:47) dhe me fuqinë e shenjtorit që kremtojmë sot, shën Maksim Omologjetit, jemi të sigurt se do t’i përgjigjesh plotësisht për- gjegjësisë së episkopit, në të cilën të fton Kisha. “Besnik është ai që ju thërret, i cili edhe do ta bëjë” (1 Thes. 5:24).