“I bekuar është ai, që vjen në emrin e Zotit”
Vizitë historike e Patrikut Ekumenik Vartholomeu në Shqipëri
– Nga data 2 deri më 9 nëntor erdhi për një vizitë zyrtare pranë Kishës Orthodhokse Autoqefale të
Shqipërisë, Tërëshenjtëria e Tij, Patriku Ekumenik Vartholomeu I –
Pak histori
Në vitin 1922, pas kërkesës së Ko-
ngresit Orthodhoks të Beratit, Patri-
kana Ekumenike do të dërgonte si mi-
sionarë, për ngritjen e Kishës Orthodho
kse në Shqipëri, dy episkopë orthodho-
ksë me origjinë shqiptare, Imzot Kri-
stoforin (Kisi) e Imzot Jertotheun. Ishin
ata që hodhën bazat e ringritjes ka-
nonike të Kishës sonë, që u kurorëzua
në vitin 1937 me Tomin Patriarkal të
njohjes së Autoqefalisë, me Kryepiskop
të parë të rregullt Fortlumturinë e Tij
Kristoforin. (Ishin dy hierarkët e
lartpërmendur të Patrikanës Ekume
nike, që më 1923 bënë episkop edhe
Imzot Fan Nolin). Por, pushtimi dhe di-
ktatura ateiste 50-vjeçare bënë që në vi
tin 1999 Kisha Orthodhokse Autoqefale
e Shqipërisë të kishte vetëm 15 priftë-
rinj, në moshë mjaft të thyer. Problem
edhe më i madh ishte fakti, se nuk kishte
mbetur asnjë episkop shqiptar, jo vetëm
në vendin tonë, por në të gjithë botën.
(Vijon në faqen 2) Patriku Ekumenik me Presidentin e Republikës, Prof. Dr. Rexkep Meidani
Vizitëliistorike e Patrikut Ekumenik Vartholomeu në Shqipëri
(Vijon nga faqja 1)
Kjo bëri që persona e qarqe të
caktuara të afirmonin, seAutoqe-
falia e Kishës së Shqipërisë nuk
ekzistonte më. Përballë tyre u
ngrit autoriteti i Patrikanës Eku-
menike, si Kisha Mëmë që ki-
shte dhënë Autoqefalinë, e cila
me të drejtën që i jepnin Kano-
net e Shenjta dhe dashamirë-
sinë ndaj besimtarëve të Shqipë-
risë, jo vetëm e mbrojti këtë au-
toqefali, por edhe u kujdes për
ringritjen sipas ligjeve të Kishës
sonë. Dhe ishte një zgjedhje e
lumtur dhe mjaft e goditur ajo
Hirësisë së Tij Anastasit, vepër e
të cilit është ringjallja e zhvillimi
i mrekullueshëm i Kishës sonë.
Gjatë gjithë historisë së re
të Kishës sonë, asnjëherë nuk
kishte ardhur një Patrik Eku
menik apo udhëheqës i një Kishe
Orthodhokse. Kjo jo vetëm për
shkak të vështirësive të kohë-
rave, por edhe sepse një vizitë e
tillë realizohet vetëm kur një
Kishë Orthodhokse quhet e ngri-
tur plotësisht, në përputhje me Ka-
nonet. Krijimi i Sinodit të She-
njtë vitin e kaluar, e plotësoi kë-
të kuadër edhe për Kishën tonë…