E Tërëshenjta Mari është mirëbërësja më e madhe e gjithë gjinisë njerëzore. Na ka bërë bamirësinë më të madhe. Sepse në saje të virtytit të saj Perëndia i lartë vizitoi tokën dhe u bë njeri në barkun e saj të shenjtë. Dhe kështu shpëtoi bota. A ka bamirësi më të madhe se kjo? Na solli Shpëtimtarin dhe Çliruesin. Prandaj e quajmë “mirëbërëse”. Sepse askush nuk bëri për ne një bamirësi kaq të madhe sa ajo e nënës së shenjtë të Krishtit.
Edhe ne e dimë. Na e thanë apostujt. Na e predikuan Etërit e Shenjtë. Na e rikujtojnë përditë klerikët nëpër kishat tona. Dhe ne kërkojmë strehë tek ajo me besim.
– E Tërëshenjta ime Mari!- thërret nëna e dhimbsur te kryet e birit të vet të sëmurë.
– E Tërëshenjta ime Mari!- thërret marinari në detin e egërsuar.
– E Tërëshenjta ime Mari!- thërret vajza.
– E Tërëshenjta ime Mari!- qan vejusha.
– E Tërëshenjta ime Mari!- dëgjon kudo: nëpër kasolle dhe pallate
Le të kujtojmë një histori të vërtetë. Një anije lundronte në oqean. Zuri një stuhi e frikshme. Frikë e madhe kishte pushtuar kapitenin dhe ekuipazhin. Nuk ishte si në epokën tonë. Anijet e atëhershme ishin prej druri. Dhe me vela! Dhe kjo anije e vjetër kishte filluar të fuste ujë. Pompa punonte pa ndërprerë. Po nuk ja dilte anije mbanë! Në rast se anija do të fundosej as varkat dhe as mjetet e tjera të shpëtimit nuk do të bënin dot gjë. Anija filloi të fundosej. Të gjithë e ndjenin se nuk kishin më shpresë. Atëherë mendja e tyre shkoi tek Hyjlindësja e Tërëshenjtë Mari, që është: “shpresa e të pashpresëve”.
– Eja e Tërëshenjta jonë mbrojtësja dhe streha jonë. Shpëtona. Ki mëshirë për fëmijët tanë dhe për prindërit tanë të moshuar që na presin!…
Edhe pak edhe anija do të shkonte drejt thellësisë, por pa pritur midis tyre u shfaq një grua e Tërëndritshme dhe u tha:
– Erdha! Mos kini frikë! Anija juaj do të shpëtojë. U zhyt në det me një sfungjer në dorë dhe mbylli vrimën që ishte hapur në anije! Pas pak çastesh anija, tashmë e qetë, vazhdonte lundrimin e saj. Në portin e parë që ndeshën në lundrim çuan anijen për riparim. Çfarë mrekullie! Panë vrimën që ishte hapur në anije të zënë me sfungjerin që mbante në duart e saj e Tërëshenjta Mari në çastin kur u shfaq në anijen e tyre! Mrekullinë e panë të gjithë njerëzit.
Plot emocion kapiteni bleu qiri të pastër dhe bëri një lambadhë porsi një direk anije. Mori dhe sfungjerin e së Tërëshenjtës Mari në një kuti. Ndërtoi edhe një anije prej argjendi dhe u kthye në vendin e tij. Aty shkoi në manastirin e së Tërëshenjtës Mari. Kur shkoi për t’u falur përpara ikonës mrekullibërëse thirri i emocionuar: – Kjo është! Këtë pamë! E Tërëshenjta ime! E Tërëshenjta ime!… Ranë në gjunjë të gjithë para saj. Bënë kryqin me shpresëtari. E falenderuan nga thellësia e shpirtit të tyre dhe i ofruan dhuratat e tyre të vogla që ndëdhen aty deri më sot.