EmailFacebookKontakt

Homelia mbi Psalmet

HOMELIA MBIPSALMET

Nga Shën Vasili i Madh

“I gjithë Shkrimi i Shenjtë është i frymë- zuar dhe i dobishëm” (2Tim. 3:16), sepse u shkrua në frymëzimin e Shpirtit të Shenjtë. Kjo që të gjithë ne njerëzit të përzgjedhim secili, sikur të jetë një klinikë e përbashkët e shpirtra- ve, ilaçin e pasionit të tij. “Sepse, thotë është ilaç që i bën të reshtin mëkate të mëdha” (Eklesiast. 10:4). Të tjera mësojnë profetët, e të tjera historianët, edhe të tjera thotë ligji, dhe të tjera na mësojnë proverbat e ndryshme që janë si këshilla.

Libri i Psalmeve ka përmbledhur atë që është e dobishme nga të gjitha. Profetizon të ardh- shmet, rikujton të shkuarat, sanksionon ligje për jetën; na tregon ato që duhet të kryejmë dhe me një fjalë është arkë e përbashkët e mësi- meve të mira që e furnizon secilin me gjënë e nevojshme, sipas luftës së tij. Kjo, sepse edhe plagët e vjetra të shpirtrave shëron edhe atij që është i plagosur rishtazi ia shëron shpejt plagën; edhe për të sëmurin përkujdeset dhe të shë- ndetshmin e ruan dhe në përgjithësi çrrënjos, sa është e mundur, pasionet që tiranizojnë në jetë shpirtrat e njerëzve me mënyra të ndryshme. E kjo gjë bëhet me një lloj argëtimi dhe kënaqësi melodike që lind mendimi i pastër.

Pra, çfarë bëri Shpirti i Shenjtë kur pa se raca njerëzore drejtohet me vështirësi drejt vir- tytit dhe se për shkak të prirjes sonë ndaj kë- naqësisë neglizhojmë jetën e drejtë? Përzjeu të vërtetat e besimit me kënaqësinë e melodisë, që të pranojmë pa reaguar dobinë dhe fjalë që kanë për t’u dëgjuar të ëmbla e të buta. Kështu edhe mjekët e urtë u japin ilaçet më të hidhura

të sëmurëve të vështirë, duke e lyer gotën në buzët e saj me mjaltë. Prandaj edhe u krijuan këto këngë harmonike të psalmeve, që edhe fëmijët, ose në përgjithësi të papjekurit në moral, të kenë përshtypje se po psalin, ndërsa në të vërtetë edukohen shpirtrat e tyre. Sepse asnjë nga të shumtët dhe neglizhentët nuk iku nga kisha duke mbajtur lehtësisht në mendje porosinë e Ungjillit ose të Apostullit. Por fjalët e psalmeve dhe në shtëpi psalen, edhe në treg mund t’i marrësh me vete dhe nëse ndonjë nga ata që kthehen në bisha të pazbutura nga inati, nis të thotë psalmet, menjëherë egërsia e shpirtit të tij largohet, sepse e mposhti atë me anë të melodisë.

Psalmi i qetëson shpirtrat, i dekoron me paqe, i qetëson zhurmat dhe dallgët e mendi- meve. Zbut prirjen e shpirtit drejt inatit dhe e urtëson shthurjen e tij. Psalmi forcon miqësinë, bashkon ato që janë ndarë e pajton armiqtë. Se kush mundet akoma të konsiderojë armik atë me të cilin lartësoi të njëjtin zë drejt Perëndisë? Kështu psalmodia na dhuron edhe të mirën më të madhe, dashurinë, sepse ka krijuar si një nyje lidhëse për bashkim, të psalurit e përbashkët dhe e bashkëlidh popullin me anë të simfonisë së një kori. Psalmi i bën demonët të largohen, sjell ndihmën e engjëjve, është armë ndaj frikë- rave të natës dhe prehje për mundimet e ditës; siguri për foshnjat; zbukurim për burrat në lule të moshës; ngushëllim për presbiterët, stoli shu- më e përshtatshme për gratë. Libri i Psalmeve bën që të banohet shkretëtira, urtëson grumbulli- met; është bazë për fillestarët, rritje për ata që përparojnë, mbështetje e të përsosurve, zëri i Kishës. Psalmi i zbukuron festat, shkakton hi- dhërimin sipas Perëndisë, se psalmi bën që të pikojë loti edhe prej zemrës së ngurtë. Psalmi është punë e engjëjve, jetë qiellore, temjan shpir- tëror… Sepse çfarë nuk mundesh të mësosh në këtë libër? A nuk mëson vallë madhështinë e burrërisë? Saktësinë e drejtësisë? Bukurinë e pastërtisë? Përsosmërinë e të menduarit? Më- nyrën e të penduarit? Masat e durimit dhe çdo gjë tjetër nga të mirat? Në psalmet ndodhet theologjia e përsosur; parashikimi i bërjes njeri të Krishtit, kërcënimi i gjyqit; shpresa e ngjalljes, frika e ferrit, premtimet për lavdinë e ardhshme, zbulesa misteresh. Të gjitha ndodhen si thesar në Librin e Psalmeve…