Homeli për Ungjillëzimin e së Tërëshenjtës, Nënës së Perëndisë dhe
Gjithmonëvirgjërës Mari
(Pjesë të shkëputura)
Nëse do t’i duhej njeriut të gë- zohej, të kërcente dhe të këndonte nga gëzimi, nëse ka pasur ndonjë çast për të kremtuar me madhështi dhe me shkëlqim, edhe nëse për këtë duhet lartësia e mendimit, bu- kuria e fjalimit dhe vrulli i fjalëve, nuk njoh tjetër veç ditës kur një en- gjëll zbriti nga qielli dhe për të laj- mëruar çdo të mirë mbi tokë.
Tani qielli feston, tani shndrit toka, tani krijesa e tërë gëzohet, edhe ai që mban qiejtë në dorën e tij nuk mungon në këtë festë – se- pse kjo që po ndodh sot është një panair, një e kremte universale. Të gjitha bashkohen në një ikonë unike, në të njëjtin gëzim, në këtë lumturi që buron nga të gjithë: dhe për Krijuesin, dhe për të gjitha krijesat dhe për vetë nënën e Krijuesit, që nëpërmjet saj mori natyrën tonë, të mbledhjeve dhe festave tona. […]
Virgjëresha ofrohet vetë dhe bëhet punëtore në atë që e tërhoqi mjeshtrin drejt tokës dhe lëvizi dorën e tij krijuese. Ishte jeta e saj e pastër, mohimi i çdo mëkati, ush- trimi në virtyt, shpirti i saj më i qash- tër se drita, trupi i saj i tëri shpir- tëror, më i shkëlqyeshëm se dielli, më i pastër se qielli, më i shenjtë se froni i Keruvimeve; një shpirt i dëlirë që nuk i druhej asnjë lartësie, që tejkalon madje edhe krahët e engjëjve; një dëshirë e Perëndisë për të shkatërruar çdo egërsi të shpirtit; një miqësi e ngushtë me Perëndinë duke përjashtuar çdo mendim të krijuar. Pasi e stolisi shpirtin dhe trupin e saj me kaq shumë bukuri, ajo tërhoqi shikimin e Perëndisë dhe zbuloi përmes bu- kurisë së saj bukurinë e natyrës sonë të përbashkët; ajo tërhoqi të paprekurin, dhe atë që njeriu e ki- shte errësuar për shkak të mëkatit u bë Biri i Virgjëreshës. […]
Kur erdhi çasti i shfaqjes së engjëllit për të lajmëruar, ajo besoi dhe pranoi të ndodhte kjo gjë. Kjo është e nevojshme në çdo rast për shpëtimin tonë. Në fakt, nëse ajo nuk do të ishte e aftë për këtë, e Tërëlumura nuk do ta kishte parë mirëdashjen e Perëndisë për nje- riun, sepse ai do të kishte dëshiruar
të zbriste tek dikush që mund ta pranonte e ta priste, dikush që do të ishte i aftë t’i shërbente ekono- misë së shpëtimit – dhe vullneti i Perëndisë mbi ne nuk do të bëhej vepër nëse Virgjëresha nuk do të kishte besuar dhe pranuar. Dhe prova ishte kjo, që Gabrieli u gëzua dhe duke iu drejtuar asaj dhe duke e quajtur Hirplote, i shpjegon tërë misterin (Lluk. 1.26-33).
Por Perëndia nuk zbriti pa kër- kuar Virgjëresha më parë se si do të ndodhte kjo lindje. Kjo vepër u realizua pasi Virgjëresha u bind dhe pranoi këtë kërkesë: Perëndia u bë njeri dhe Virgjëresha u bë nëna e Krijuesit.
Nëse e Tërëkulluara nuk do të kishte zbatuar para Perëndisë gjith- çka që duhet, nuk do të ishte tre- guar aq e shenjtë si njeri pa harruar asgjë nga çfarë duhet, si do të ishte
e përshtatshme për Perëndinë. Edhe nëse u denjësua të quhet Nëna e Perëndisë, nëse digjej nga dashuria e zjarrtë për Të, akoma më shumë, Perëndia duhet ta shpërblente këtë dhe të bëhej Biri i saj. Ai që u jep princave të këqij sipas zemrës së tyre, si të mos e merrte si nënë atë që u dëftua në çdo gjë sipas dëshirës së tij? Në këtë mënyrë kjo dhuratë u përshtat në gjithçka për të Tërëshenjtën. Prandaj, për t’i shpallur qartë se ajo do të lindte Perëndinë, Gabrieli i tha: Edhe do të mbretërojë në shtë- pinë e Jakovit në jetë të jetëve, dhe mbretëria e tij nuk do të ketë mbarim” (Lluk. 1.33).Ajoepranoi këtë lajm me gëzim, sikur këtë që po mësonte të mos ishte e huaj dhe e pazakontë për të. Me zë të nga- zëlluar, shpirti i saj i paturbulluar dhe i qetë nga mendimet, u përgjigj:
Ja shërbëtorja e Zotit, u bëftë mbi mua sipasfjalës sate” (Lluk. 1.38).
Këto ishin fjalët e saj, dhe vepra u krye: Edhe Fjala u bë mish, dhe qëndroi ndër ne (Joan 1.14). Kur i dha përgjigjen e saj Perëndisë, ajo mori Frymën e Shenjtë, mjeshtrin e këtij mishi të bashkësubstanc- shëm me Perëndinë. Zëri i saj ishte i fuqishëm, siç thotë Davidi (Ps 67.34), dhe Fjala e Perëndisë u formua nga fjala e një nëne, Kri- juesi nga zëri i një krijese. Sikundër Perëndia tha: Le të bëhet drita! Dhe menjëherë drita u bë (Gjen. 1.3), ashtu edhe drita e vërtetë u ngrit në zërin e Virgjëreshës, u bashkua me mishin dhe u lind ai që ndriçon çdo njeri që vjen në botë (Joan 1.9).
O Zë i shenjtë! Sa madhështore fjalët e tua të fuqishme! E lumur je, o gojë, që e mblodhe tërë uni- versin nga mërgimi! O thesar i kë- saj zemre që na buroi me pak fjalë mbushullinë e të mirave të saj! Këto fjalë e shndërruan tokën në qiell dhe boshatisën ferrin nga të pra- ngosurit, ato e bënë qiellin banesë të njerëzve, engjëjt shoqëruesit e tyre, dhe tërë gjininë e engjëjve dhe atë të tokës e bashkuan në një kor të vetëm.
Çfarë fjalë të hyjshme mund të të drejtojmë? Oh, çfarë mund të të themi ty, që askush nga njerëzit nuk është i denjë? Ti kapërcen gjithçka që e tejkalon botën. Nëse do të duhet të të themi ndonjë fjalë, kjo është punë e engjëjve, vepër e mendjes keruvike, vepër e gjuhëve të zjarrta. Për të folur denjësisht për fuqinë tënde, duke përkujtuar nga bekimi atë që është prej teje, duke të përhimnuar si shpëtimin tonë, aq sa mundet për ne, do të donim të merrnim hua zërin e en- gjëjve, dhe do ta përfundonim fja- lën tonë duke të nderuar me fjalët përshëndetëse të kryeengjëllit Gabriel: Gëzohu, o Hirplote, Zoti është me ty!
Nga shën Nikolla Kavasilas, “Nëna e Perëndisë”
Përktheu Eleni Pani