Homazh për Theofan Popën
Konseguent deri në fund në bindjet e tij
E kam njohur Theofanin që
në vitin 1962, kur fillova për he
rd të parë punën në Sektorin e
Historisë së Artit dhe të Arki-
tekturës dhe deri në fund na lidhi
një miqësi e pastër, e krijuar nga
një jetë e tërë pune dhe përpjekje
e përbashkët për zbulimin, doku-
mentimin, studimin dhe mbroj-
tjen e pasurive kulturore. Por
dua ta filloj me një episod të vite-
ve 1965 ose 1966 (nukmë kujto-
het me saktësi data), i cili shumë
rrallë takohet në jetën e njeriut,
por që mbetet si një moment pro
ve të madhe dhe vulos e sinteti-
zon karakterin e tij. Ishte koha
kur në Institutin e Historisë dhe
të Gjuhësisë, ku bënim pjesë në
atë kohë, organizoheshin mble-
dhje me tema ideologjike, si lufta
kundër ndikimeve të huaja, lufta
kundër objektivizmit në shkencë,
kundër klerikalizmit etj., që ngja-
nin me gjyqet e inkuzicionit. Në
këto “gjyqe” nuk u kursyen as fi-
gurat më të shquara të shkencës
shqiptare, si Prof. E. Çabej, prof.
S. Riza, Prof. I. Zamputi etj. Nuk
shpëtoi nga to as Theofani.
Në një nga këto mbledhje,
mbas disa akuzave pa bazë, se gjo-
ja shfrytëzonte detyrën shkenco-
re për të bërë propagandë fetare
aty ku shkonte, pasoi një pyetje
direkte dhe me shumë rrezik: “Të
na thotë Theofani, a beson në Zot
apo jo?” Të gjithë mbetën të shta-
ngur. Luhej kariera dhe jeta e tij
dhe Theofani e dinte fare mirë kë-
të, megjithëse në atë kohë ende
nuk përbënte krim besimi fetar.
Megjithatë, pa i dredhuar pye-
tjes, pa u justifikuar, i përgjigjet
Prof. Dr. Pirro Thomo
drejtpërdrejt pa iu trembur syri:
“T’ju them se nuk besoj do t’ju gë-
njeja dhe gënjeshtra nuk është
në karakterin tim…”.
Mjaftojnë këto fjalë për të ka-
rakterizuar figurën e Theofanit:
i guximshëm, konseguent në bi
ndjet e veta, me besim në Zotin.
Ky karakter u shfaq gjatë
gjithë veprimtarisë së Theofa
nit, edhe atëherë kur lufta ku-
ndër fesë mori përmasa të më-
dha, deri sa u arrit në mbylljen
përfundimtare të ndërtesave të
kultit dhe ndalimin e çdo ceremo-
nie apo besimi fetar. Pasoi një va-
lë shkatërrimtare për prishjen e
ndërtesave të kultit dhe të inven-
tarit të tyre, si ikonostase, ikona,
objekte kulti, libra, dokumente
etj., si dhe kthimi i tyre për qëlli-
me të ndryshme, shpesh poshtë-
ruese, si stalla bagëtish, depo
plehrash kimike etj. Kësaj vale
barbare dhe etheje destruktive
nuk do t’i shpëtonin as ato godi-
na, të cilat për vlerat e tyre të
veçanta ishin shpallur “Monu
ment Kulture” dhe ishin vënë në
mbrojtje të shtetit, si dhe ato
objekte fetare me vlerë, të cilat
ruheshin në ndërtesat e pashpa-
llura monument. Atëherë, së ba-
shku dhe me kolegët e tjerë, Gani
Strazimirin dhe Aleksandër Mek-
sin, duke ndjerë përgjegjësinë hi-
storike, kundërvepruan me shpej-
tësi dhe energji dhe arritën të
përballojnë valën e parë. Së pari,
duke argumentuar dëmin e pallo-
garitshëm që i bëhej pasurisë ko-
mbëtare, mundëm të nxjerrim
nga organet e larta të shtetit ur-
dhrin që të ndalohej shkatërrimi
i mëtejshëm i objekteve me vlerë.
Së dyti arritëm të ruanim thu-
ajse të paprekur numrin ekzi-
stues të monumenteve të shpallu-
ra, rreth 120 kisha e manastire.
Lidhur me këtë të fundit, në
kohën që bashkë me Theofanin
ndodheshim në ekspeditë, një
“komision” e uli numrin e monu
menteve të kultit në rreth 25 –
30. U kërkua me këmbëngulje të
rritej përbërja e komisionit (me
Theofanin dhe mua), të ridiskuto-
hej lista e re dhe të shqyrtohe-
shin monumentet një për një, për
të përcaktuar vlerat që ato për-
mbanin. Të paharruara do të
mbeten ato çaste kur diskutohej
të hiqej ndonjë monument dhe
kërcente i revoltuar Theofani:
“Jo, jo, jo! Në asnjë mënyrë!” Dhe
fillonte të argumentonte me zjarr
për kohën e ndërtimit, rëndësinë
historike të tij, për piktorët që e
kishin stolisur, për vlerat e piktu-
rës murale, të ikonostasit, të iko-
nave etj., etj. Me këto përpjekje
mimdëm ta rritnim shumë numrin
e monumenteve, por jo atë që de-
shëm ne. Atëherë kërkuam kohë
të bënim dokumentacionin e
plotë shkencor të monumenteve
që do të hiqeshin nga lista.
Filloi kështu një etapë e re pu
ne tepër intensive. 13 muaj ekspe-
dita në terren, nga 15 – 20 ditë
në muaj, në kushte shumë të vë-
shtira dhe me mjete të pakta, por
13 muaj që besoj se do të mbeten
të paharruara në kujtesën e çdo
anëtari të grupit. Përballuam të
ftohtën therrëse në manastirin e
Athalit të Himarës, shiun e rrë-
mbyeshëm rrugës për në Labo-
vën e Kryqit, baltën deri në gju
(vijon në faqen 4)
Konseguent deri në fund në bindjet e tij
(mjon nga faqja 3)
të Myzeqesë, të nxehtën përcëllu-
ese të Malit të Gjerë të zhveshur
në manastiret e Dropullit, pluhu-
rin mbytës të rrugëve të pashtru-
ara dhe deri miliona pleshta në
kishën e manastirit të Kamenos
pranë Delvinës, të cilën e kishin
kthyer në stallë bagëtish. Dhe
gjatë gjithë kësaj periudhe The-
ofani mbeti shembull qëndruesh-
mërie, durimi, optimizmi, gjith-
monë i qeshur, gjithmonë do të
gjente diçka, ndonjë shaka për të
kapërcyer lodhjen dhe mërzi-
tjen. Kur ktheheshim nga ndonjë
ditë tepër e mundimshme, të
stërlodhur dhe secili dremiste në
hesap të vet në makinë, papritur
Theofani ia niste këngës (duke
thënë se këndonte shumë bu-
kur). Në fillim në mënyrë spora-
dike dhe më pas të gjithë së ba-
shku e shoqëronin dhe papritur
ndërronte e gjithë atmosfera. I
tillë ishte Theofani: gojëmbël,
komunikues dhe, mbi të gjitha
njerëzor. Dinte të kërkonte dhe
të gjente të mirën te çdo njeri,
nga cilado shtresë shoqërore,
krahine, apo feje dhe në këtë
mënyrë fitonte besimin dhe
respektin e të tjerëve.
Si përfundim i kësaj pune, u
grumbullua një material shumë
i pasur grafik dhe fotografik për
pikturën dhe arkitekturën e shu-
më kishave, por më kryesorja
ishte se kishte kaluar vala e parë
dhe më e rrezikshmja. Hartuam
një listë të re monumentesh dhe
që të mos dukej shumë e gjatë,
bëmë grupime të tilla, si monu-
mente për vlerat arkitektonike,
për vlerat e pikturës, për vlerat
e arteve të aplikuara, ikonostase
etj., monumente në gjendje rrë-
nojë, ndërtesa në mbrojtje provi-
zore etj., për të arritur në numrin
e dëshiruar të monumenteve.
Mbas kësaj, një punë tjetër
më e madhe e priste Theofanin:
inventarizimi dhe grumbullimi i
ikonave dhe i objekteve të tjera
kishtare me vlerë nga godinat që
nuk ishin monumente, punë të
cilën e përballoi kryesisht ai vetë.
Vetëm ai që e di numrin e ikona
ve dhe objekteve të tjera të mble-
dhura, që di ku ndodhen kishat
nga janë mbledhur, kushtet në të
cilat janë mbledhur, vetëm ai
mund të konceptojë se çfarë pune
kolosale ka përballuar Theofani.
Mjafton të përmendim se vetëm
fondet e Muzeut të Artit mesjetar
të Korçës ruhen mbi gjashtë mijë
ikona dhe objekte të tjera me vle-
rë dhe mbase po aq të grumbullu-
ara në Berat, Gjirokastër e gjet-
kë. Dhe ne bashkëpunëtorët më
të afërt nuk dëgjuam asnjë an-
kim nga goja e tij për lodhjen dhe
mundimet që kishte kaluar, por
përkundrazi, gjithnjë i qeshur
dhe optimist hynte në zyrë dhe
na fliste se sa ikona kishte gru-
mbulluar, se ç’vlera të tjera ki
shte zbuluar etj.
Por, portreti i Theofanit nuk
do të dilte i plotë pa veprën e tij
shkencore. Me dhjetëra janë
artikujt e tij të botuar në revista
shkencore mbi artin bizantin dhe
pasbizantin, mbi pikturën mura-
le, ikonat, miniaturat e kodikët.
Ka bërë të njohur piktorë e fa-
milje piktorësh si Onufrin, Niko-
llën e Onufrit, Joanin e Onufër
Qipriotin, Davidin nga Selenica
e vëllezërit korçarë Konstandi-
nin dhe Athanasin, Konstandi-
nin nga Shpati e familjen e pikto-
rëve Katro (Çetiri) nga Grabova,
e shumë piktorë të tjerë nga Li-
notopi, Llongua, Gramozi, Agra-
fa etj. Por, mbi të gjitha qëndron
kontributi që ka dhënë për gru-
mbullimin e të gjitha mbishkri-
meve nga kishat dhe përgatitjen
e Korpusit të mbishkrimeve, i cili
mbetet një dokument i dorës së
parë për historinë në përgjithësi,
për historinë e arkitekturës e të
artit, si dhe për historinë e kishës.
Dhe këtë njeri që meritonte
falënderimet dhe lavdet e kombit
për kontributin e dhënë në këtë
drejtim, më 1976 ose 1977 e vunë
në bankën e të akuzuarve në një
“Gjyq popullor”, sikur të ishte një
keqbërës ordiner. I sekuestruan
dorëshkrimet, e kontrolluan se
mos gjenin ndonjë ikonë (dhe kë?
Atë që kishte mbledhur me mijë-
ra ikona, atë që kishte nxjerrë
nga balta dhe stiva e druve ikona
me vlera të rralla. Dhe e veçuan
nga shoqëria, e privuan nga ve-
primtaria e mëtejshme shken
core. Filloi kështu një periudhë
tepër e rëndë për Theofanin. Be-
soj se nuk mund të ketë gjë më
të rëndë për një njeri kaq shoqë-
ror, siç ishte Theofani, të shohë
t’i largohen të njohurit. Po kë-
shtu nuk mund të ketë gjë më të
rëndë për një shkencëtar të mos
i citohet emri i tij, vepra e tij nga
kolegët, sikur të ishte kjo vepër
anonime. Por mendjet djallëzore
nuk u mjaftuan me kaq. I kishin
përgatitur goditjen më të rëndë,
më përfundimtare. I arrestuan
për “propagandë fetare” djaline
tij të vetëm në mes të sallës së
leksionit, në sy të shokëve dhe
të shoqeve të tij, të cilët, siç më
ka treguar një bashkëstudente e
tij, pësuan tronditjen më të thellë
që nuk mund ta kalonin lehtë.
Nuk e di se sa do t’ju shërbej-
në këto që zgjodha për të shkruar
për Theofanin. Mendova të për-
qëndrohesha në veprën e tij, sepse
është pikërisht vepra ajo që karak-
terizon më saktë një njeri, është
ajo që nuk humbet, është ajo si-
kundër ai floriri që thoni ju se
edhe në baltë ta hedhësh nuk e
humbet vlerën dhe shkëlqimin e
tij. Dhe një lajm shumë i mirë
është se tashmë u botua Korpusi
i mbishkrimeve, i cili për një
kohë të gjatë mbeti i bllokuar në
arkivin e Institutit të Historisë
dhe disa herë u bë gati për shtyp
e po aq herë u tërhoq nga shtypi,
tani së fundi me gjthë vështirësi-
të ekonomike, nga miqtë e dasha-
mirët e Theofanit që e njihnin
dhe e respektonin veprën e tij, mu-
ndi të rreshtohet ndër 5 veprat
madhore të Akademisë së Shke-
ncave të Shqipërisë që janë në
rrugën e botimit. Besoj se botimi
i kësaj vepre do të jetë hapi i parë
dhe më kryesori në restaurimin
e figurës së Theofan Popës, këtij
martiri të shkencës dhe fesë.