Xhorxhi Trebicka
Historia e ndërtimit të Katedra- les së Krishtit Shpëtimtar, Hram Christa Spasitelja në Moskë, zë fill në fillim të shekullit të nëntëmbë- dhjetë, pas fitores së vitit 1812 mbi Napoleon Bonapartin. Sipas tradi- tës shekullore të carëve rusë, ashtu si Car Mikhaili kishte ndërtuar në vitin 1625 katedralen e Kazanit në Sheshin e Kuq pas dëbimit të push- tuesve polako-lituanezë apo kate- drales së Shën Vasilit, të ndërtuar nga Ivani i Tmerrshëm, pas fitores mbi Khanat Kazanin edhe Car Aleksandri I vendosi ndërtimin e një katedraleje madhështore për të shprehur mirënjohjen ndaj Perë- ndisë për këtë fitore të bujshme, si dhe për të demonstruar madhështi- në e paanë të perandorisë ruse.
…Në vitin 1832, Carit Nikollai I, i cili kishte trashëguar fronin e vëllait të tij Aleksandrit I, që vdiq në mënyrë të papritur, iu paraqit projekti. Katedralja e re i rikthehej traditës ruso-bizantine të ndërtimit të tempujve orthodhoksë, duke u har- monizuar natyrshëm me stilin e ndër- timeve të tjera të qytetit. Në të njëj- tin vit u miratua zbatimi i këtij pro- jekti. Më 10 shtator 1839 u vendos guri i parë i katedrales së re.
Përurimi i Katedrales së Krishtit Shpëtimtar, i planifikuar për në vitin 1881, u shty për shkak të vrasjes së Car Aleksandrit II. Vetëm pas dy vjetësh, më 26 maj 1883, mes fishek- zjarrëve dhe tingujve të kambana- ve, u krye përurimi në një ceremoni të përbashkët me kurorëzimin e Carit të ri, Aleksandrit III. Që nga ajo ditë Katedralja e Krishtit Shpë- timtar do të përbënte qendrën e je- tës orthodhokse të Moskës dhe gji- thë perandorisë. Atje u kryen shër- besa dhe ceremoni të rëndësishme, si 100-vjetori i fitores mbi Napoleonin, 300-vjetori i ardhjes në fron të dinastisë Romanov apo premiera e uverturës 1812 e Çajkovskit.
Pas revolucionit, Bashkimi So- vjetik do të bëhej vendi i parë në botë që do të kishte objektivin ideo- logjik të eliminimit të fesë. Regjimi
komunist do të shkatërronte, mbyll- te ose kthente në depo kishat dhe manastiret, do të përndiqte klerikët dhe besimtarët, do të konfiskonte pasuritë e Kishës, dhe duke trumbe- tuar ateizmin do të krijonte një pro- pagandë të tmerrshme antifetare duke e quajtur besimin qesharak dhe jashtë mode. Vetëm në pesë vitet e para pas marrjes së pushte- tit bolshevikët do të ekzekutonin 28 episkopë dhe mbi 1200 priftërinj. Në janar të vitit 1918 patriku Tihon do të anatemonte bolshevikët duke bërë që këta të fundit të shtonin përpjekjet e tyre sistematike për të shkatërruar Kishën në të gjitha nivelet e saj. U ndalua ndërtimi i ki- shave të reja, u mbyllën seminaret teologjike dhe u ndalua rreptësisht shtypi fetar. Të krishterët prakti- kantë u përjashtuan nga postet e rëndësishme dhe u mënjanuan nga çdo perspektivë për karrierë. Orga- nizata e të rinjve “Komsomol” inku- rajonte anëtarët e saj për të kryer akte vandale kundër Kishës dhe besimtarëve. Në vitin 1922 Kishës Orthodhokse, tashmë të dobësuar, iu rrëmbye me dhunë katedralja nga e ashtuquajtura kisha e rinovi- mit, një lëvizje skizmatike e përkra- hur nga forcat e reja që kishin ar- dhur në pushtet. Nga ky vit e në vazhdim lufta kundër fesë do të merrte forma edhe më të ashpra. Mes viteve 1917 -1935 do të arres- toheshin 130 000 klerikë, dy të tre- tat e të cilëve do të gjenin vdekjen. Nga viti 1927 dhe deri më 1940 numri i kishave orthodhokse do të tku-
rrej nga 29 584 në më pak se pesë- qind.
Fati i Katedrales së Krishtit Shpë- timtar do të vulosej përfundimisht pas disa vitesh, kur aparati shtetë- ror, me miratimin e Josif Stalinit, do të vendoste që kjo vepër të sa- krifikohej për t’i liruar vendin Pa- llatit të Sovjetëve, zemrës së ardh- shme të “kryeqytetit të socializ- mit”. Ndryshe nga katedralja që lidhej drejtpërdrejt me lavdinë e perandorisë cariste, Pallati i Sovje- tëve do të përfaqësonte Bashkimin e ri Sovjetik, me një ngrehinë të pa- përfytyrueshme 415 metra të lartë, e cila do të linte në hije edhe Empire State Building. Me urdhër të sekretarit të partisë Lazar Kagano- viç, i cili mbikëqyrte shumicën e ndër- timeve të reja në kryeqytet, u ur- dhërua mbyllja dhe zbrazja e kate- drales dhe pasditen e datës 5 dhje- tor të vitit 1931, ajo u hodh në erë.
…Por shekulli i revolucioneve ruante ende surpriza për Rusinë. Rënia e Bashkimit Sovjetik, zbra- zëtia e krijuar dhe më e dukshme se kurrë në vlera e identitet bëri që thirrja e Frontit Popullor Rus, e ni- sur që nga koha e Perestrojkës, të kulmonte në ditën e 150-vjetorit të përurimit të Katedrales së Krishtit Shpëtimtar: “Na lini të ringjallim vlerat shpirtërore të popullit tonë! Shkatërruesit e vendit dhe ma- shtruesit e popullit të pendohen!”…
Në vitin 1994 bashkia e Moskës vendosi rindërtimin e kësaj katedra- leje, pikërisht në vendin ku kishte
qenë para se të shkatërrohej. Më 7 janar 1995, ditën kur orthodhoksët rusë festojnë Krishtlindjet, u vendos guri i themelit. Për ta rikrijuar sa më besnikërisht këtë monument shpir- tëror nuk u shfrytëzuan vetëm skicat dhe projekti, por edhe kujtimet e dëshmitarëve okularë, si dhe foto të shumta të gjetura nëpër arkiva. Meqenëse themelet u derdhën në beton dhe jo si origjinali, i cili kishte themele tullash, koha e ndërtimit u reduktua në pesë vjet e gjysmë.
Katedralja e Krishtit Shpëtim- tar është rindërtuar besnikërisht me origjinalin e shkatërruar në vitin 1931. Në pjesën e saj qendrore, duke përfshirë edhe kupolën krye- sore me kryqin, arrin lartësinë 103,5 metra ndërsa nga lart ka formën e një kryqi të rregullt, rreth 85 metra të gjerë. Themelet e këtij tempulli, që e kalojnë trashësinë tre metra, janë ndërtuar me pllaka betoni të armuar dhe janë veshur nga jashtë me një shtresë tullash mbi të cilën është realizuar veshja me mermer të bardhë nga Uralet. Katedralja ka katër kambana, më e vogla pe- shon pesë tonë dhe më e madhja, e cila bie vetëm në raste shumë të veçanta, gati tridhjetë tonë.
Më 31 dhjetor 1999, simbolikisht dy mijë vjet pas lindjes së Krishtit, ky tempull u hap për publikun gjerë dhe më 19 gusht 2000 Patriarku Aleksej II përuroi zyrtarisht kate- dralen e rindërtuar të Krishtit Shpë- timtar.
Marrë nga revista “Kërkim” 6