EmailFacebookKontakt

Hirotonisje të reja

Të dielën, në datën 20.12.1992, pas meshës së shenjtë në Kishën Katedrale të Ungjillëzimit në kryeqytet u bënë dhe dy hirotonisje të reja.

Aleksandër Lusi nga Elbasani u hirotonis nga dhjak në prift, ndërsa Viktor Konomi nga Korça u bë dhiak. Është në interes të përmendim se familja e z. Viktor ka një traditë të vjetër priftërinjsh, të cilën e ndërpreu regjimi ateist komunist. Edhe gjyshi dhe i jati kanë ushtruar këtë funksion të shenjtë, në rrugën e të cilit iu dha mundësia të hyjë edhe atij.