EmailFacebookKontakt

Himnologjia Orthodhokse

Himnologjia Orthodhokse
Himnet e Kishës kanë emra të ndryshëm, që varen nga
përmbajtja e tyre, nga mënyra dhe koha kur këndohen, si dhe
nga fjalët, me të cilat ato ftllojnë. Emrat më të njohur janë:
jVijon nga shtatori)
9. Eksapostillari quhet
kështu nga premtimi që u jep
Shpëtimtari apostujve se do
t’u dërgojë Shpirtin e Shenjtë
dhe nga porosia që u jep për
të leçitur Ungjillin në tërë
botën. Noli përdor terrain
“dërgimsore”.
10. Eothinatë janë lavditë
që psalen zakonisht pas
stihirave të lavdërimeve dhe
që përmbajnë kuptimin e pje-
sës së Ungjillit, i cili këndohet
në shërbesën e mëngjesit të së
Dielës. Noli përdor terrain
“lavdira mëngjezore”.
11. Dhoksologjia e
madhe është një himn
lavdërimi shumë i bukur dhe
shumë i vjetër i Kishës, me të
cilin i thurret lavdi Perëndisë
Atë, i cili nga dashuria e
pamasë na dërgoi Birin e Tij
të vetëm dhe Perëndisë Bir, i
cili erdhi për të na shpëtuar
nga mëkatet dhe që si e kreu
këtë vepër dashurie, rri pranë
Atit dhe ka të njëjtën lavdi me
të dhe me Shpirtin e Shenjtë.
Këtë himn e gjejmë në veprën
“Mësimet e Apostujve”, vepër
e shek. të II pas Krishtit. Për
këtë na flasin, gjithashtu Shën
Thanasi i Madh, Shën Joan
Gojarti etj.