Zhvillimi i Himnologjisë
dhe arritjet e saj në shekuj
D
eri në shek. IV, në kishë psalte i gjithë populli njëkohësisht dhe me një zë. Kjo mënyrë e të psalurit quhet në “simfoni” ose me një gojë. Zakonisht gjatë shërbesave tërësia e besimtarëve ndahej në dy kore, në të burrave e të grave. Mënyrë tjetër e të psalurit ishte e ashtu- quajtura “nën z.ë”. Sipas saj psalte vetëm një psalt. Gjatë vargjeve të fundit psalnin bashkë ose psalti një pjesë të vargut dhe populli mbaronte pjesën tjetër, ose psalti të gjithë vargun dhe populli e përsëriste atë që psalte, ose thoshte Amin etj. Gjithashtu një mënyrë tjetër e të psalurit ishte ajo “Andifonike ”, kur dy koret psalin me radhë.
Për arsye të pjesëmarrjes së popullit, i cili s’e njihte muzikën, stonaturat ishin të shumta. Për të mënjanuar prishjen e atmosferës së lutjes, u caktua krijimi i radhëve të psaltëve në sinodin lokal të Laodikesë (360 pas Kr.), kanoni i 15-të.
Kori përbëhej edhe nga isokratët (mbajtësit e isos), referon Shën Vasili i Madh. Shën Efrem Siriani në Siri, Athanasi i Madh në Aleksandri, Ambrozi në Milano, Vasili i Madh në Azinë e Vogël dhe Joan Gojarti në Konstandinopojë pu- nuan sistematikisht për organizimin e muzikës, por gjatë saj lindën edhe probleme të shumta për sa i përket sistematizimit dhe dhënies së strukturës kësaj muzike në formim e sipër.
Në të njëjtën kohë, në Perëndim, muzika kishtare pati një drejtim tjetër. Atje u fut muzika instrumentale dhe nga fundi i mijëveçarit të parë shfaqet muzika kishtare polifonike, që shoqëro- hej edhe nga organo kishtare. Krijuesit kryesorë të saj ishin nga fundi i shek. IV, episkopi i Milanos Ambrozi dhe Grigor Dialogu (590-604).
Muzika e Ambrozit u quajt kënga ambro- ziane dhe mbështetet në tonin ritmik. Ai për- caktoi i pari emërtimet e tingujve: i pari, i dyti, i
treti, i katërti, duke zëvendësuar emërtimet e vjetra dorio, lidio, frigjio dhe miksolidio.
Në këtë muzikë u futën dhe elemente të tjera, gjatë shek. të 6-të. Atëherë papa Grigor Dialogu, mori përsipër reformimin e muzikës. Kjo muzikë që u krijua u quajt kënga Gregoriane dhe u vulos në një libër që u quajt “Andifonario”, i cili përmban të gjitha këngët liturgjike dhe ka një mënyrë shkrimi të veçantë.
Muzika grigoriane është monofonike dhe e ngadaltë. Veç katër tingujve kryesorë të Ambrozit shton edhe katër tinguj të tjerë të tërthortë: tërthorin e parë, tërthorin e dytë, tërthorin e tretë (i rëndi) dhe tërthorin e katërt, duke zëvendësuar emërtimet e vjetra ipodorio, ipolidio, ipofrigjio dhe ipomiksolidio.
Një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e Muzikës Kishtare Bizantine dhe një veçori që e bën atë shumë të veçantë dhe interesante është sistemi i saj grafik. Ngaqë muzika kishtare në fillimet e saj transmetohej gojarisht nga brezi në brez, është normale që të mos ketë pasur një mënyrë shkrimi të caktuar. Me kalimin e ko- hës e krijimin e traditës së të kënduarit të him- neve kompozitorët filluan që të vendosnin disa shenja të caktuara mbi ose nën tekst, por nuk dihet se me çfarë shenjash konkretisht shkruanin. Që ekzistonte shkrimi muzikor, kjo dëshmohet në kanonin e 16-të të sinodit të Laodikesë (364 pas Kr.). Gjithashtu është e vërtetuar historikisht se të krishterët e Antiokisë në kohën e Shën Efrem Sirianit kishin simiografi muzikore.
Me kalimin e kohës simiografia merr zhvi- llim dhe kryesisht pas shek. IV, kohë në të cilën zhvillohet takigrafia (shkrim i shpejtë muzikor) nga ekaprejardhjen shkrimi angjistroidik (megrepa). Gjithashtu, pas shek. IV, merr zhvillim një lloj tjetër shkrimi muzikor “simiografia ekfonetike”, që të këndohej me muzikë Apostulli dhe Ungjilli. Këto shenja ishin shumë të thjeshta dhe vendoseshin sipër ose poshtë tekstit të shkruar.
Me kalimin e kohës Muzika Bizantine pati shumë risi, sidomos nga muzika teatrore dhe pati një rrezik të madh që të shkatërrohej. Në këtë çast shfaqet një figurë e madhe, Joan Da- maskini “njeri shumë i arsimuar”, i cili bëri një reformë të madhe në muzikën Kishtare. Shën Joani pasi mblodhi të gjitha të dhënat e deriatë- hershme, i sistemoi ato.
Nga Shën Joani e këtej kjo muzikë është përpunuar shumë herë. Eshtë përpunuar në ko- hën e Joan Kukuzelit nga Durrësi, i cili bëri disa ndryshime në shkrimin muzikor të Joan Da- maskinit, që u përdor deri në shek. XVIII. Pas tij Petro Peloponezi, personalitet i muzikës në shek. XVIII, thjeshtoi sistemin e Kukuzelit, si edhe shpjegoi formulat muzikore.
Më vonë, më 1814, dolën tre muzikantë, Kri- santhi i Durrësit, Grigor lambadari, dhe hiero- psalti Hurmuzio hartofilaksi, të cilët ndjenë nevo- jën e një transformimi rrënjësor të shkrimit muzikor të Petro Peloponezit. Këta punuan sistematikisht në mënyrë shkencore e krijuan një meto- dë të re shkrimi duke huazuar shumë shenja nga muzika evropiane. Me këtë lloj shkrimi e metode u shkruan tekstet e vjetra, si edhe të gjitha pjesët e Joan Damaskinit, Kukuzelit, Peloponezit etj.
Në Konstandinopojë krijohet një shkollë e ve- çantë e muzikës kishtare, ku mësohet metoda e re. Aty Grigori dhe Hurmuzio kishin anën praktike ndërsa Krisanthi anën teorike, duke shkruar “Teoria e Madhe e Muzikës”, që u botua në vitin 1832. Metoda e re e thjeshtoi shumë mësimin e muzikës dhe anën e saj praktike.
Kjo metodë shkrimi muzikor vazhdon të për- doret edhe sot e kësaj dite në partiturat e muzi- kës bizantine, e cila ka një fuqi shprehëse dhe lutëse shumë të madhe. Shpirti i njeriut nëpër- mjet tingujve melodikë të zërave që shqiptojnë himnet adhuruese ndaj Perëndisë, ngjitet lart pranë engjëjve dhe bashkë me ta duke simboli- zuar edhe ne Keruvimet dhe Serafimet i psalim pa pushim Perëndisë “Shenjt, Shenjt, Shenjt je, o Perëndia ynë. Amin”.
Dhjakon Spiro Kostoli
Pedagog i Muykës Bizantine në Akademinë Teologjike
Himnologjia
dhe Muzika Bizantine brenda adhurimit