EmailFacebookKontakt

Himni Akathist

Është një poemë kishtare kushtuar Un- gjillëzimit të Hylindëses së Tërëshenjtë, shkruar rreth shek. VII. Përbëhet nga 24 pjesë që, si finale e çdo pjese, tingëllojnë fjalët: “Gëzohu, o Nuse e panusëruar” dhe “Aliluia.”

Quhet “Akathist” qysh atëherë kur po- pulli i Konstandinopojës, në shenjë mirënjoh- jeje për shpëtimin e qytetit të tyre, më 626 pas Krishtit, nga rrethimi i Avarëve dhe i Persëve, e psali këtë himn duke qëndruar më këmbë tërë natën në Kishën e Shën Marisë së Vllahernës. Sot psalet pjesërisht bashkë me Pasdarkën e Vogël çdo të premte pasdi- te në të katër javët e para të Kreshmeve të Mëdha, kurse të premten e javës së pestë psalet i tëri.

Eshtë një nga veprat e shquara të him- nografisë së pasur kishtare Orthodhokse.

Le të jemi në kishë këto të premte, për t’i kënduar së Tërëshenjtës: “Gëzohu, o Nuse e panusëruar”.