EmailFacebookKontakt

Himne Kishtare Bizantine Shqip

Kohët e fundit ka dalë në shitje nëpër kishat tona një kasetë me muzikë bizantine në shqip. Ajo dallohet për një cilësi shumë të lartë inçizimi dhe zgjat 80 minuta. Më poshtë po japim prezantimin e saj, shkruar nga Kryepiskopi Anastas për Kalendarin e vogël 1997:

HIMNE KISHTARE BIZANTINE SHQIP

Për shumë dhjetëvjeçarë, brenda persekutimit të përgjithshëm, Orthodhoksët e Shqipërisë u privuan nga muzika kishtare, nga ngushëllimi, emocionet, fuqia e saj. Kur u rilind dhe u zhvillua komuniteti eukaristik i Shqipërisë, muzika bizantine me mallëngjimin e saj filloi përsëri të ngazëllojë dhe të shprehë shpirtin e Orthodhoksëve të Shqipërisë.

Në këtë kasetë psalin studentë shqiptarë të theologjisë së bashku me murgj nga Mali i Shenjtë – “shenjë” shprehëse e Orthodhoksisë ekumenike, që lulëzon në vend – nën drejtimin e murgut nga Simonopetra, at Tihonit, i cili dha lëndën e muzikës bizantine në Shkollën Theologjike-Hieratike të Kishës së Shqipërisë. Shpresojmë, që kjo kasetë e parë e himneve bizantine të ndihmojë më tepër njerëzit, për të njohur spiritualitetin dhe bukuritë e muzikës bizantine dhe të gjallërojë dëshirën për lutje, që përbën frymëmarrjen e shpirtit dhe na lidh me Perëndinë dhe me njëri-tjetrin në një shoqëri gëzimi dhe dashurie.

Tiranë, më 19.11.1996
+ Anastasi
Kryepiskop i Tiranës dhe gjithë Shqipërisë

Përmbajtja e kasetës

1. Virgjëreshë e kulluar. Himni i Shën Nektarit. Tingull Tërthor I.
2. Lavdëroni. Polieleo. Tingujt: I, Tërthor IV, Tërthor II, Rëndë, I.
3. Gëzohu o hirplotë (me terirem). Tingull Tërthor I.
4. Le të drejtohet. I Jakov Protopsaltit (+1800). Tingull I.
5. Shën Perëndi. Tingull II.
6. Himni keruvik nga Dh. Beduli (1935).
7. Liturgjike (disa). Të meriton. Tingull Tërthor I.
8. Psalmi 65. Brohoritni. Tingull Tërthor II.