EmailFacebookKontakt

HIMNE DHE KËNGË për Krishtlindje

Kasetë e re muzikore

HIMNE DHE KËNGË për Krishtlindje

Në fund të vitit 2002, një nga nismat më interesante, ishte edhe ajo për realizimin e një kasete me këngë të Krishtlindjeve. Janë ato një shprehje e drejtpërdrejtë e gëzimit të besimtarëve për lindjen e Shpëtimtarit. Ndaj, ishte mjaft e mirëpritur kjo kasetë, e realizuar me kontributin e grupeve të fëmijëve nga e gjithë Shqipëria.

Prodhim i Kishës Orthodhokse AUTOQEFALE TË SHQIPËRISË

Kaseta u bë me mbështetjen dhe mundësitë financiare të ofruara nga Kryepiskopi Anastas.

Kaseta u realizua nën drejtimin e dirigjentes së korit dhe të orkestrës së radios “Ngjallja” dhe të pjesëtarëve të orkestrës: Agi Nano (violinë), Anastas Gjini (violinçel) dhe Andon Goro (kitarë). Ana organizative u mbulua nga priftëresha Fotini dhe koordinatoret e Zyrës së Fëmijëve, Ana Kërçyku dhe Gabriela Bezhani.

Për realizimin e saj kontribuan këto kore dhe drejtues të tyre:
-Kori i fëmijëve të Beratit (Agron Gjyzari)
-Kori i fëmijëve të Kavajës (Agi Nano dhe Anastas Gjini).
-Kori i fëmijëve të shkollës “Tefta Tashko”, Korçë (Mira Mançka).
-Kori i Kishës “Shën Parashqevia”, Përmet (Mimoza Topoviti dhe At Romano Tralo).
-Kori i fëmijëve të shkollës “Protagonistët” (Anastasi Gjini dhe Agi Nano).
Kori i Radios “Ngjallja” (Joli Nano).

Kaseta përmban edhe dy tregime: “Krishtlindja e parë”, lexuar nga Naum Mile dhe “Mrekullia e Krishtlindjes”, lexuar nga Evangeli Adhami.

Realizimi kompjuterik i kopertinës së kasetës u bë nga Irini Papamihali dhe Lynette Hoppe, ndërsa vizatimi nga nxënësi Kristi Xhaferri.