EmailFacebookKontakt

Harmonia fetare në Shqipëri dhe sfidat e së ardhmes

– Nga tema e mbajtur në Simpoziumin “Harmonia dhe dialogu ndërfetar” nga Hirësia e Tij, Episkopi i Krujës Andoni –

….Do të doja të identifikoja dhe të ndalesha shkurtimisht në mënyrë treguese në disa nga sfidat me të cilat janë duke u ndeshur komuni- tetet fetare, si dhe disa ide lidhur me përqasjen ndaj tyre në dobi të ruajtjes dhe forcimit të kë- tyre vlerave.

Në përpjekjen e tyre për ringritjen e instituci- oneve fetare, komunitetet fetare tradicionale në Shqipëri u përballën me mungesa e nevoja të mëdha si nga ana materiale e monetare ashtu edhe nga ana njerëzore, d.m.th. mungesa e kle- rikëve dhe e mësuesve të fesë, ku numri i atyre që kishin mbijetuar riga periudha komuniste ishte i pakët dhe i pamjaftueshëm. Në mungesë të shkollave të specializuara fetare në vend, një pjesë e kandidatëve u dërguan nga ana e komuniteteve për studime jashtë vendit, në qendra dhe shkolla të ndryshme fetare. Ajo që u vu re më vonë ishte se, një pjesë e këtyre studentëve, të shkëputur nga realiteti i përditshëm shqiptar dhe të influencuar nga botëkuptime e ide radikale – botëkuptime që për hir të së vërtetës duhet thënë se nuk përfaqësojnë medoemos mendimin e përgjithshëm të shkollave ose qendrave shpirtë- rore nga të cilat vinin, shfaqnin tendencat e një

fryme gjykuese e madje përbuzëse ndaj besim- tarëve të feve të tjera, si dhe shmangien nga çdo lloj kontakti me ta. Këto tendenca, do të thoja, diku më pak e diku më shumë, janë vënë re në të gjitha komunitetet tona fetare.

Duke qenë të vetëdijshëm pra për këto tendenca, mendoj se sigurimi i kushteve dhe mun-

dësive për edukimin e klerikëve dhe mësuesve të rinj të fesë në Shqipëri vjen si një nevojë e domosdoshme. Kandidatët e rinj kanë nevojë të informohen dhe të instruktohen përkrah dijeve fetare dhe me vlerat e trashëguara të harmonisë dhe vëllazërisë fetare në Shqipëri. Gjithashtu,

(Vijon në faqen 4)

Harmonia fetare në Shqipëri dhe sfidat e së ardhmes

(vijon nga faqja 3) duke pasur parasysh specifikat e vendit tone dhe të përbërjes fetare të tij, kandidatët kanë nevojë të in- struktohen e të ndihmohen në zba- timin konkret të porosive dhe ur- dhërimeve të fesë së tyre në kush- tet e një realiteti shqiptar dhe jo të adoptohen forma dhe modele që nuk i përfillin ato.

Një rrezik tjetër, nga i cili nuk bëjnë përjashtim edhe grupimet fetare, është rreziku i gjykimit dhe i vlerësimit të tjetrit me syzet e pa- ragjykimit dhe të dyshimit. Feno- mene të tilla është e natyrshme që të shfaqen dhe të zhvillohen sido- mos në formacione të dalluara dhe të ndryshme siç janë ato fetare në rastin tonë. Për këtë, mendoj se duhet si komunitete fetare të gjejmë mënyra dhe forma për t’i prezan- tuar njerëzit tanë me njëri-tjetrin, duke iu dhënë mundësinë të njohin nga afër dhe direkt besimtarët e gru- pimeve të tjera. Një gjë e tillë sigu- risht do të rriste mundësitë për një li- dhje më miqësore e më vëllazërore midis tyre, duke larguar paragjyki- met dhe dyshimet dhe duke u dhë- në mundësinë për të biseduar e disku- tuar për çështje e tema që i preoku- pojnë. Iniciativa të tilla patjetër ka- në brenda riskun, për këtë është e domosdoshme mbarëvajtja dhe mbi- këqyrja e duhur e aktiviteteve dhe iniciativave të tilla, pasi në rast të kundërt dëmi do të ishte i madh…

Në periudhën e zgjatur transi- tore që po kalon vendi ynë, shpesh- herë komunitetet tona fetare janë ballafaquar me një boshllëk ligjor dhe me një trajtim të copëtuar të pasurisë dhe pronave të tyre si dhe shumë çështje të tjera të cilat janë evidentuar nga vetë këto komunitete. Në këtë përpjekje të përgjith- shme për plotësimin dhe rregullimin e këtyre boshllëqeve e mangësive, do të ishte më e udhës dhe më efi- kase që për çështje që në total dhe në parim i përkasin të gjitha komuniteteve, vetë ato të bashkërendojnë përpjekjet dhe të dalin të bashkuara dhe në një zë në mbrojtje të intere- save të tyre të përbashkëta. Përpje- kje të tilla me siguri që përveç re- zultateve më të shpejta do të ndih-

monin dhe në krijimin e një klime bashkëpunimi më të ngushtë dhe një atmosfere mirëbesimi ndërmjet vetë komunitete ve, duke dhënë një- kohësisht dhe një dëshmi të mirë përpara të tjerëve.

Të gjithë jemi dëshmitarë të ndryshimeve të vazhdueshme që sho- qëria e sotme shqiptare është duke

pësuar, ndryshime që jo rrallëherë mbartin me vete dhe shumë proble- me e madje trauma të rënda, duke filluar që nga familja si baza e shoqë- risë… Në këtë vrull kaotik e çorodi- tës, fetë dhe veçanërisht komunitetet tona fetare, ftohen të japin kontri- butin e tyre esencial nga pasuria dhe përvoja e tyre e thellë shpirtërore në zbutjen dhe shërimin e këtyre plagë-

ve, si mbartësit dhe përfaqësuesit më autoktonë dhe më të besueshëm të vlerave shpirtërore, morale, etike e kulturore të shoqërisë. Në këtë këndvështrim, sfidat e së ardhmes kërkojnë nga ne që të jemi vigjilentë e të bashkuar, me përkushtim e mirë- besim ndaj njëri-tjetrit në përmbu- shje të angazhimit dhe të misionit to- në përpara Perëndisë dhe njerëzve.