Mësimi nisi me Ajazmën e kryer nga Kryepiskopi Anastas
Më 1 tetor 2012, me bekimin dhe financimin e Kryepiskopit Anastas, pas shumë përpjekjesh dhe lutjesh u hap për herë të parë Shkolla e Muzikës Bizantine në kompleksin Thavor në Tiranë. Pjesë e stafit të shkollës janë Arkimandrit Justin An- thimiadhi, z. Theodhor Peci, njëko- hësisht edhe drejtor i shkollës, z. Stefan Zhupa dhe disa pedagogë të tjerë të Muzikës Bizantine. Në këtë hap të ri të arsimit kishtar, Fortlumturia e Tij me një dashuri e përkujdesje të veçantë, inaguroi këtë shkollë duke iu dhënë mundë- sinë të gjithë atyre që kanë dëshirën e vullnetin për një kualifikim më të gjerë në Muzikën Bizantine. Në këtë ditë të veçantë Kryepiskopi Anastas kreu një takim me të gjithë
studentët, të cilët do të jenë dhe brezi i parë i kësaj shkolle. Një nga fjalët më të bukura që Kryepiskopi Anastas tha në këtë takim ishte:
“Kisha jep më të mirën për ju, dhe ju duhet të jepni më të mirën”. Pas takimit me studentët, Fortlumturia e Tij, Imzot Anastasi kreu dhe
Shërbesën e Ajazmës për të bekuar këtë fillim të ri. Në përfundim të shërbesës uroi të gjithë studentët duke theksuar: “Le të Lavdërojmë Perëndinë për këtë hap të ri që na denjësoi për fillimin e kësaj shkolle për psaltët e hirshëm. Vlen të thek- sohet se hieropsaltët kanë një rol qendror brenda adhurimit tonë. Të gjithë sa keni mundësi të bëni për- pjekje, për të pasur rezultate sa më të mira, e përveç studimit të kulti- voni një marrëdhënie harmonike. Zoti të bekojë çdo punë e përpjekje që bëhet.” Me këto fjalë të Krye- piskopit tonë e me bekimet e Perë- ndisë, i urojmë mbarësi shkollës së re!
Përgatiti: Kristi Xhaferi