EmailFacebookKontakt

Hapet një Zyrë Orthodhokse në Washington

Konferenca e Episkopëve Kanonikë në Amerikë (SCOBA), vendosi së fundi të hapë që nga marsi një zyrë përfaqësimi në Washington DC. Ajo do të ketë për detyrë të përfaqësojë Kishën Orthodhokse pranë administratës amerikane.

Kjo nevojë u shfaq pas atentateve të 11 shtatorit 2001, kur u duk mungesa e një pranie orthodhokse në kryeqytet, e aftë për të reaguar menjëherë në nivel kombëtar. Gjithashtu, kjo zyrë do bëjë të mundur të dëgjohen më mirë kërkesat e komunitetit orthodhoks pranë drejtuesve të vendit.

SCOBA ka për president Arqiepiskopin Dhimitrios, të dioqezës së Patrikanës Ekumenike dhe përfshin edhe dioqezat e Patrikanës së Antiokisë, Kishës Orthodhokse në Amerikë, Kishës së Sërbisë, të Kishës së Rumanisë, dioqezës shqiptare nën Patrikanën Ekumenike (që drejtohet nga Imzot Ilia Ketri), të dioqezës ukrahinase e asaj karpato-ruse (Patrikana Ekumenike) dhe asaj të Kishës Bullgare.

Materialet për këtë faqe u morën nga SOP, Shërbimi Orthodhoks i Shtypit, Paris – France