Selanik
Hapet ekspozita me thesaret e Malit të Shenjtë
Në kuadrin e veprimtarive të mëdha të organizuara në Selanik, në kuadrin e programit “Selaniku – kryeqyteti kulturor i Europës – 1997”, u hap ekspozita shumë e rëndësishme me thesaret e Malit të Shenjtë.
Në të kanë marrë pjesë 17 manastire, me rreth 600 objekte, nga të cilat 108 janë të periudhës bizantine dhe postbizantine, 120 objekte kulti, 120 dorëshkrime, 130 letra dhe dokumente bizantine, greke, turke, sllave dhe imune etj., të gjitha me një vlerë fetare historike artistike të paçmueshme.
Ekspozita, që do rrijë e hapur për 6 muaj, ka edhe një katalog prej 700 faqesh dhe është e para e kësaj rëndësie, me pjesë nga thesaret e Manastireve të Malit të Shenjtë, që normalisht janë shumë të vështirë për t’u afruar. Eshtë ky, një rast unik për t’u njohur me një pjesë të vogël të këtij thesari të mbledhur në shekuj.
METEORA – Manastiri i Varlaamit, shek. XIV.