EmailFacebookKontakt

Grigor Gjirokastriti, përkthyesi i Dhiatës së Re në shqip – bir i shquar i Gjirokastrës

Grigor Gjirokastriti, përkthyesi i Dhiatës së Re në shqip
– bir i shquar i Gjirokastrës

T

ë dhënat për jetën e Grigor

Gjirokastritit, veprën e të cilit albanologë të mëdhenj si Xylander, Bopp, Hahn, Dozon, Camarda etj., e kanë cilësuar si një monument me vlerë të paçmuar të gjuhës shqipe, janë të pakta. Nuk dimë asgjë për prejardhjen familjare, as për vitet e fëmijërisë dhe të rinisë së her- shme. Ajo për çka jemi të sigurt është vendlindja e tij, të cilën bio- grafët e hierarkut të shquar e për- mendin si “Gjirokastra e eparkisë së famshme të Drinopolit”. Ba- shkëkohësit e vlerësojnë si një kle- rik të denjë, njeri të virtytshëm e me kulturë të gjerë. Nga burime të tërthorta mësojmë se për një pe- riudhë të shkurtër, vetëm disa muaj, shërbeu si mitropolit i Paramithisë, në juridiksionin e të cilit përfshi- heshin ndër të tjera edhe krahinat e Sulit e të Çamërisë.

Në vitin 1799, pak kohë para se të shpërthente konflikti i armatosur midis suliotëve dhe Ali Pashë Te- pelenës, Grigori emërohet mitropolit i Eubesë. Prania e tij në këtë ishull të Greqisë, në të cilin kaloi një pjesë të mirë të jetës së tij aktive (1799-1827), duket se luajti njërol jo të vogël në zhvillimet e Revolu- cionit Grek kundër sundimit turk, i cili, siç dihet shpërtheu në pranverë të vitit 1821. Ai mbështeti opera- cionet luftarake në Eubenë jugore të drejtuara nga Aleksandër Krye- ziu kundër forcave turke të koma- nduara nga Omer Bej Pasha.

Mes kryengritësve kishte edhe disa gjirokastritë, për të cilët thuhet se ishin ata që nxitën vendësit të rrëmbenin armët. Për shkak të kë- saj veprimtarie turqit arrestuan Gri- gorin dhe e mbajtën në burg deri në janar të vitit 1823. Tashmë që- ndrimi i tij i mëtejshëm në Eube u bë i pamundur. Në korrik të po këtij viti vendoset në Korfuz, përballë bashkatdhetarëve të vet, ku qëndron për një periudhë gati katërvjeçare, gjatë së cilës iu kushtua me mish e me shpirt veprës që e bëri të njo- hur: përkthimit të Dhiatës së Re në gjuhën shqipe.

Një nga faktorët që nxitën Gri- gorin të merrte përsipër veprën e lartpërmendur ishin kontaktet e tij me një ndër njerëzit më të ditur e më të kulturuar të asaj kohe, kleri- kun Andrea Hidromeno, kryetar i Shoqërisë Biblike Joniane dhe anë- tar nderi i Akademisë së famshme Joniane, i cili kishte lindur në Pargë në vitin 1764, por ishte larguar i dë- shpëruar prej andej pas rënies së Prevezës (1798) dhe nënshtrimit të Sulit (1803) nga Ali Pasha për t’u vendosur përfundimisht në Korfuz, ku edhe la frymën e fundit (1843). Bashkëpunimit të dy burrave, Grigor Gjirokastritit dhe Andrea Hidro- menos, i parapriu në fund të vitit 1823 prania në Greqi e një grupi misionarësh anglikanë e amerikanë si përfaqësues të Shoqërive Biblike të vendeve të tyre, të cilët kujdeseshin për të shpërndarë nëpër popuj e gjuhë të ndryshme

tekstin e Shkrimit të Shenjtë. Ndi- kimit të tyre i kushtohet padyshim përkthimi i tekstit të Dhiatës së Re nga greqishtja e vjetër, e pakuptu- eshme për pjesën më të madhe të besimtarëve, në greqishten e thje- shtë, eveniment ky që i hapi rrugën edhe përkthimit të tij në gjuhën shqipe.

Botimi i parë i përkthimit në fjalë qarkulloi në vitin 1824 në dialektin toskërisht, ku mbizotëronte e fol- mja e Gjirokastrës. Përmbante ve- tëm Ungjillin sipas Mattheut, por në të nuk përmendej emri i përkthy- esit. Përkthimi i plotë, kësaj here drejtpërdrejt nga origjinali, i një ci- lësie të admirueshme si në aspektin teologjik, ashtu edhe në atë filolo- gjik, në ballinën e të cilit gjendet edhe emri i Grigorit, doli nga shtypi dhe qarkulloi në vitin 1827. Ndër- kaq nuk duhet lënë pa u përmendur fakti që Patrikana e Konstandino-

pojës miratoi pa asnjë rezervë akti – vitetin e Shoqërisë Biblike Joniane, falë të cilit u mundësua edhe për- kthimi i Dhiatës së Re në shqip. Madje ishte kjo Patrikanë që, në të njëjtin vit me qarkullimin e për- kthimit, duke vlerësuar maturinë, pjekurinë dhe ndihmesën e tij në çështjet kishtare, e emëroi Grigor Gjirokastritin mitropolit të Athinës.

Tashmë në moshë të thyer nuk jetoi gjatë. Vdiq në mars të vitit 1828. Dëshira e tij e fundit ishte të varrosej në Eube, pranë grigjës së tij që për vite të tëra i kishte shër- byer me dashuri e devotshmëri. Megjithatë historia i dha për mbie- mër qytetin e tij të lindjes, duke u kujtuar të gjithëve se njeriu, gjuha e përkthimit të të cilit përbën pikë referimi për albanologët e të gjitha kohëve, ishte nga Gjirokastra.

Pirro Kondili