GREQI
Konferencë Ndërorthodhokse
Nën kujdesin e Kryepiskopit të Athinës z. Jeronimos, me mikpritjen e Mitropolitit te Ftiotidhës z. Nikolaos dhe nën drejtimin e Mitro- politit të Selanikut z. Anthimos, në fillim të nëntorit u organizua në Greqi në qytetin Lamia, Konferenca “Or- thodhoksia dhe Pentikostianizmi”.
Ditën e parë pas Shërbesës së Aja- zmës së Vogël, programi vazhdoi me urimin dhe mirëseardhjen në Lamia nga Mitropoliti i Ftiotidhës.
Më pas vijuan përshëndetjet e Patriarkanave dhe Kishave Autoqe- fale nga përfaqësuesit e tyre.
Dita e parë përfundoi me dy re- ferate: I pari u mbajt nga Mitropo- liti i Nikopojës dhe Prevezës z. Me- letios, me temë: “Çfarë është pohi- mi Orthodhoks”, dhe referati i dytë u mbajt nga Episkop Kirilli i Avidhit, i cili është dhe Profesor në Univer- sitetin Theologjik të Athinës, me te- më: “Historia dhe mësimdhënia e Pentikostianëve”.
Ditën e dytë, pas Liturgjisë Hyj- nore, në Katedralen “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, vijuan edhe katër referate të tjera..
Ditën e tretë të Konferencës u zhvillua një bisedë e për- gjithshme mbi përfundimet e arritura dhe për miratimin e tyre.
Joan Meni