Edhe këtë vit, sipas traditës së krijuar, me avion të posaçëm, u soll në Athinë, nga Varri i Tërëshenjtë i Krishtit në Jerusalem, Flaka e shenjtë. Nga aeroporti Flaka e shenjtë, e shoqëruar nga klerikë, u çua në Kishën e Patrikanës së Jerusalemit (metohi), në Athinë, nga ku u shpërnda në të gjitha kishat e Athinës.
Në Katedralen e Athinës, “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, Shërbesa e Ngjalljes u krye nga Kryepiskopi i Athinës, Serafim. Në këtë shërbesë mori pjesë Presidenti i Greqisë Konstandin Stefanopullos.