Gramsh
në kishën e re “Shpërfytyrimi i Shpëtimtarit”
– Pagëzohen 34 fëmijë dhe të rinj –
Për here të pare këtë vit, në ki-
shën e re “Shpërfytyrimi i Shpëtim-
tarit” në qytetin e Gramshit u fes-
tua Pashka e Madhe. Atmosfera e
Ngjalljes kishte nisur ditë më parë,
Pashka festohet
kur rrugët e qytetit ishin zbukuruar
nga pankartat “Gëzuar Pashkët
Orthodhokse.” Edhe në kishën që
ndodhet në qendër të qytetit pati
disa ngjarje të veçanta, të cilat
besimtarët gramshiotë i përjetuan
me gëzim. 34 fëmijë dhe të rinj u
pagëzuan nga Arkimandrit Nikolla
të Shtunën e Llazarit dhe të Dielën
e Dafinave. Më pas, gjatë Javës së
Madhe besimtarët ndoqën shërbe-
sat në kishë, ndërsa të shtunën në
mbrëmje pritën me ngazëllim Ngja-
lljen e Krishtit. Rreth 300 veta ki
shin mbushur kishën, ndërsa shumë
të tjerë, me qirinj nëpër duar, qëndro-
nin në oborrin e saj. Shërbesa e
Ngjalljes dhe Liturgjia Hyjnore u
drejtua nga atë Joan Gjica dhe zgjati
deri në mëngjes, ndërsa të gjithë
të pagëzuarit u kunguan për herë
të parë në fund të meshës, duke
marrë trupin dhe gjakun e Krishtit.
Korresp. i gametes “Ngjallja”